E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende asnjë marrëveshje mes ACR-së dhe minatorëve

Edhe pse u bënë tre ditë nga dalja e grevës, minatorët dhe kompania koncensionare ACR nuk kanë gjetur një marrëveshje për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Situata mëngjesin e sotëm në Bulqizë ka qenë e tensionuar, ku minatorët nuk pranuan ftesën për negociata të kompanisë ACR, pa qenë i pranishëm kreu i Sindikatës, Kolë Nikolla.

ACR është shprehur se do të hyjë në bisedime me minatorët, por vetëm nëse në to nuk merr pjesë Kolë Nikolla. Për këtë arsye bisedimet kanë ngecur.

Nikolla ndërkohë ka bërë me dije se ACR dhe Ministria e Ekonomisë, me veprimet e tyre kërkojnë që të përçajnë minatorët.

Nikolla fajësoi direkt Ministrinë e Ekonomisë e cila përmes deklaratave të Repartit të Shpëtim të Minierave tentoi të përcajë minatorët e ti nxjerrë ata nga ambientet e grevës.

Ky qendrim i shtetit sipas kreut të sindikalistëve tregoi më së miri suportin politik që qeveria i ka dhënë firmës koncesionare ACR.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, minatorët kanë deklaruar se do të hyjnë sërish në grevë urie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›