35 ditët presidenciale të Pacollit
35 ditë presidenciale për Behxhet Pacollin. Ja si ka reaguar ai:
“Unë isha president për 35 ditë dhe jam shumë krenar për këtë”, ka deklaruar Pacolli, pak orë para se ta merrte aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se është viktimë e shkeljeve të dikujt tjetër.
“Shkelja u bë nga të tjerët dhe kjo është llogaria që unë duhet të paguaj për interesin kombëtar. Është e padrejtë, por do të respektojë vendimin”, ka thënë Pacolli.
Ish-presidenti sot pasdite ka lënë zyrat në Kuvendin e Kosovës, për tu kthyer në Rezidencën e tij në Hajvali, si një qytetar i thjeshtë.