30 vjetori i atentatit ndaj ish-presidentit Ronald Reagan

Si sot 30 vjet me pare nje 25 vjecar u perpoq te vriste presidentin e atehershem Ronald Reagan.
Shtetet e Bashkuara po shenojne pervjetorin e ngjarjes me nje numer programesh perfshire nje konference lajmesh me ish sekretarin per Shtyp te presidentit Reagan Jim Brady i cili u plagos rende nga te shtenat.
Pas kesaj Brady u be nje nga perkrahesit kryesore te parandalimit te dhunes me arme.
Atentati ndaj ish-presidentit Regan eshte regjistruar ne video kaseta nga ekipe kamerash qe percillnin presidentin.
Pamjet filmike tregojne zotin Reagan dhe anetaret e stafit duke u larguar nga nje hotel i Uashingtonit kur u degjuan gjashte te shtena me arme. Rojet e presidentit e futen ate ne makine dhe e derguan ne spital.
Nje nga plumbat e kapi ate ne mushkerine e djathte afer zemres. Por sipas deshimtareve kur ai arriti ne spital presidenti republikan beri shaka me mjeket duke u thene se shpresonte qe ata te ishin me partine republikane.
Presidenti u operua dhe sherimi i tij ishte i shpejte. Ai u kthye ne Shtepine e Bardhe pas 12 ditesh.
Zyrtaret arrestuan 25 vjecarin John Hinckley per atentatin dhe e akuzuan ate per perpjekje per te vrare presidentin. Ai ka thene se kishte qelluar presidentit Reagan ne perpjekje per ti lene mbrese aktores Jodi Foster.
Hinckly nuk u gjet fajtor per arsye te gjendjes se tij mendore. Ai vazhdon te mbahet ne nje spital psikiatrik nen kujdesin e mjekeve psikiater.