E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri bie qeveria

Qeveria e Damaskut është kabineti i radhës që bie nën efektin domino të trazirave në Lindjen e Mesme, që nisën në Tunizi, por që nuk llogaritet se ku mund të ndalen. Presidenti sirian, Bashar al-Assad pranoi dorëheqjen e qeverisë, pas dy javë protestash gjatë të cilave u vranë me dhjetëra njerëz, dhe shumë të tjerë u plagosën. Televizioni shtetëror sirian njoftoi dorëheqjen e kryeministrit dhe Naji Muhammad Al Etri,  ndërsa presidenti Assad do të mbajë një fjalim përpara kombit brenda 24 orëve.

Sipas analistëve, Assad, kundër të cilit drejtohet më së shumti zemërimi i publikut,  mund të njoftojë shfuqizimin e ligjit të jashtëzakonshëm që vepron prej 48 vitesh dhe ligjeve të tjera të ashpra për partitë dhe mjetet e informimit.

Korrespondentët e konsiderojnë dorëheqjen e qeverisë si një përpjekje për të zbutur protestat. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveritë perëndimore e kanë dënuar dhunën ndaj protestuesve në Siri dhe kanë bërë thirrje për qetësi. Sidomos protesta në qytetin e Daraas janë shpërndarë me forcën e armëve. Vetëm gjatë një prej protestave në këtë qytet policia vrau mbi 20 persona.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›