EULEX: Arrestimi i Krasniqit, njollosje të policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar sot pas arrestimit nga ana e EULEX-it, të drejtorit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, duke e cilësuar mënyrën e arrestimit si njollosje të policisë vendase.
“Mos respektimi i rolit primar të forcës së sigurisë që ka Policia e Kosovës në zbatim të ligjit, si dhe metodat e tilla spektakolare njollosin imazhin dhe rolin e Policisë së Kosovës”, thuhet në një deklarate per shtyp, lëshuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Sindikata përmes kësaj deklarate ka theksuar se Krasniqi pasi ka punuar ngushtë me EULEX-in deri në momentet e fundit, nuk duhej te trajtohej në atë mënyrë.