Kongresi amerikan thekson mbrojtjen e te drejtave te myslimaneve
Administrata Obama thote se myslimano-amerikanet vazhdojne te jene objektivi kryesor i urrejtjes shkeljes se te drejtave dhe diskriminimit nje situate qe kerkon marrjen e masave te menjehershme nga autoritetet. Pikerisht eshtja e mbrojtjes se te drejtave te myslimaneve ne Shtetet e Bashkuara ishte ne qender te nje seance me pyetje pergjigje ne Kongres.
Rreth 10 vjet pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2011 ndaj Shteteve te Bashkuara ato mund te mos jene me te fresketa ne ndergjegjen kolektive te Shteteve te Bashkuara por pasojat tek komuniteti mysliman i vendit mbetet shume reale. Ndihmes prokurori per te Drejtat Civile Tomas Perez deshmoi per kete eshtje para Nenkomisionit Juridik te Senatit per te Drejtat Civile.
Fatkeqesisht tha ai vazhdojme te shohim nje prirje per dhune dhe diskriminim ndaj komuniteteve myslimane atyre arabe dhe nga Azia Juglindore. Ne do qytet ku jam takuar me udheheqesit e pakicave myslimane jam befasuar nga ndjenja e frikes qe mbizoteron ne jeten e tyre frike per dhune urrejtje dhe diskriminim.
Zoti Perez tha se shkelja e te drejtave te myslimaneve eshte veanerisht akute dhe e dhimbshme per femijet myslimane te lindur ne SHBA
Vazhdimisht degjoj ankesa se femijet ndeshen me kercenime ne shkolla se ata i quajne terroriste dhe i thone te kthehn ne vendet e tyre edhe pse ky eshte ne fakt vendi i tyre.
Statistikat federale tregojne per nje shtim te madh te krimeve me motiv urrejtjen ndaj myslimano-amerikaneve. Senatori demokrat Riard Durbin i Ilinoit ja hodhi pjeserisht fajin figurave politike dhe fetare ne Shtetet e Bashkuara qe e denigrojne islamin.
Nje nga anetaret kryesore te Kongresit tha Ka shume xhamija ne vendin tone. Madje edhe nje udheheqes i njohur fetar tha se islami eshte i keq. Keto fjalime nga figura te njohura publike krijojne nje klime te favorshme per diskriminim- tha zoti Durbin.
Krahas me lirine e fese liria e fjales eshte nje e drejte civile e amerikaneve.
Balanca e te drejtave dhe pergjegjesive ne nje shoqeri te lire ishte fokusi i komenteve te senatorit nga Karolina e Jugut Lindsi Graham. Ai i beri thirrje myslimaneve te luftojne kunder perhapjes se islamit radikal.
I drejtohem komunitetit amerikano-mysliman une do tju mbeshtes ndersa praktikoni fene tuaj sipas kushtetutes amerikane. Por ju bej thirrje qe te luftoni kunder prirjeve ekstremiste dhe mesazheve radikale.
Vitin e kaluar ne shehsin Times Square te Nju Jorkut u zbulua nje komplot per sulm terrorist ne saje te nje amerikani mysliman vigjilent i cili lajmeroi autoritetet.
Nje studim i vitit 2010 i financuar nga Instituti Kombetar i Drejtesise arriti ne perfundimin se megjithese myslimano-amerikanet vazhdojne te jene viktima te paragjykimeve dhe diskriminimit komuniteti ka zbatuar praktikat e vetembrojtjes per tu ruajtur nga ideologjia radikale dhe per kufizimin maksimal te myslimano-amerikaneve radikale.