35-vjetori i Keit Mos, katër ditë festë
Modelja britanike, Keit Mos, ka caktuar katër ditë për të festuar përvjetorin e 35-të. Ndonëse më 16 janar mbushi 35 vjeç, festa maratonë do të vazhdojë mes Londrës dhe Parisit, lokaleve dhe vilave. Sipas “Daily Mail”, festimet nisën të enjten në mbrëmje me një aperitiv dhe darkën në një restorant, ku vetëm shampanja kushtoi 660 euro shishja, ndërsa mbrëmja vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit. Mbrëmjen e së premtes, një tjetër festë u zhvillua në shtëpinë e saj në “St John’s Wood”, ndërsa dje dhe sot festa do të vazhdojë në Paris. Udhëtimi është siguruar përmes linjës së trenit të shpejtësisë së madhe Eurostar, që lidh Londrën me Parisin, falë sponsorizimit të miliarderit Filip Grin, me të cilin modelja ka bashkëpunuar. Disa burime thanë se Mos ka shpenzuar shumë për festat, por ka dashur që 35-vjetori të jetë i paharrueshëm.
19 Janar 2009