Kembëll, të dashurit: “Nëse luan poker, jo më seks”
Kohët e fundit ka ndryshuar shumë. Para se të ulet pranë të fejuarës, të mrekullueshmes Naomi Kembëll, miliarderi Vladimir Doronin çdo mbrëmje rri përballë kompjuterit për të kontrolluar e-mailet dhe për t’iu dedikuar hobit më të ri: pokerit online. E shqetësuar për mungesën e vëmendjes, top modelja, njëkohësisht bashkëshortja e ardhshme, sipas disa miqve të çiftit i ka shprehur një ultimatum: “Ose ndrysho, ose fli vetëm!”. Miliarderi, si shumë menaxherë të suksesshëm, sipas mediave është bërë një lojtar i rregullt i Everest Poker, njëra nga lojërat më të frekuentuara të vip-ave. Pasioni i tij duket se ka infektuar edhe persona të tjerë të njohur si Hjug Grant, Gerard Depardie dhe Paris Hilton, të cilët kalojnë net të tëra duke luajtur. Ky pasion i ri i pasanikut Doronin po rrezikon seriozisht martesën me topmodelen. Disa javë më parë, ai i kërkoi të martoheshin me kushtin që ajo të ndërronte fe. Tani është ajo që vë kushte: të ndalë menjëherë këtë lojë të tmerrshme që po i vë në rrezik gjithçka. Kushtet që i kanë vënë njëri-tjetrit nuk mbarojnë këtu. Ai e ka ndaluar Naomin të pijë alkool në një restorant në Moskë duke e bërë të çmendej nga inati. Por tani tensioni ka arritur kulmin. Ajo në mars iu nënshtrua një operacioni në Brazil për të lindur fëmijë, por çështja që e mërzit më shumë është mungesa e vëmendjes së partnerit. Kështu gjeti mënyrën për ta vënë me shpatulla pas murit: Nëse luan, nuk ka më seks...
19 Janar 2009