Fyle- Haxhinastos: Duam të shohim prova të besueshme në luftën kundër korrupsionit
Komisionari për Zgjerimin, Stefan Fyle, lëshoi një deklaratë të shkurtër për mediat pas takimit që pati me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Duke biseduar me zyrtarin e partisë së Ilir Metës, që së fundmi doli i palagur nga një akuzë për korrupsion, Fyle tha se duan të shohin prova të besueshme të luftës kundër korrupsionit. Një dialog konstruktiv politik do të garantojë që Shqipëria po jep rezultate konkrete në zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, veçanërisht në lidhje me reformën zgjedhore dhe reformën për rregulloren e parlamentit. Shqipëria duhet të vijojë progresin në përmbushjen e 12 kritereve, me theks të veçantë në krijimin e provave të besueshme në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, deklaroi Fyle.
Komisioneri ka kërkuar angazhim të të gjitha palëve për suksesin e Shqipërisë. Dua ta theksoj sërish, se që vendi të shënojë sukses në axhendën europiane, është e rëndësishme që kjo të kthehet në një axhendë kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile. Një proces me të vërtetë gjithëpërfshirës është kyç për suksesin e Shqipërisë në përpjekjet e saj për reforma, përfundon Komisioneri.