36 vjecari nga Kosova pranon vrasjen e tranvestitit
36 vjecari nga Kosova ka pranuar vrasjen e tranvestitit, disa ditë më parë në kryeqytet. Hoxha pritet t'i nënshtrohet një ekspertimi mjekoligjor, ndërsa dyshohet se vuan nga mania deri në urrejtje për gay-t.
TIRANE- 36 vjecari nga Kosova, Sefedin Hoxha, mësohet se ka pranuar vrasjen e një transvestiti, të quajtur Kristina pak ditë më parë në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Hoxha u arrestua mbrëmjen e të dielës, ndërsa vetëm në orët e para të ditës së djeshme është “kthyer” para oficerëve të skuadrës së zbulimit të krimeve kundër jetës dhe shëndetit, duke pranuar autorësinë e ngjarjes.
Sipas policisë, ka mjaft mospërputhje mes deklaratave që ka dhënë Hoxha, por kjo dyshohet se vjen për shkak të problemeve psikike që ka i arrestuari. Hoxha pritet t'i nënshtrohet një ekspertimi mjekoligjor për gjendjen psikike, ndërkohë që dyshohet se mund të vuajë nga mania deri në urrejtje për homoseksualët.
Në fakt Hoxha ishte identifikuar si i dyshuari kryesor për autorësinë e ngjarjes qysh në momentet e para. Dyshimet e policisë janë përforcuar edhe nga dëshmitë e tranvestitëve të tjerë.
(e.n/BalkanWeb)