Vendet bosh për Universitetin e Tiranës dhe Bujqësorin
zirina llambro
Plot 527 vende kanë mbetur bosh në Universitetin e Tiranës. Kuota të lira kanë mbetur edhe në Universitetin Bujqësor, ku nga 1885 studentë kanë mbetur pa u regjistruar 213 prej tyre. Sa i përket Universitetit Politeknik burime pranë tij pohojnë se janë mbi 150 vende të lira. Në të gjithë vendin mendohet që numri i kuotave të parealizuara të jetë më shumë se 3 mijë. Sipas drejtoreshës së Politikave të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Elida Hoxha, regjistrimet e studentëve për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në universitetet publike janë mbyllur brenda të gjitha standardeve. Brenda pak ditëve pritet të bëhet një renditje e re e fituesve. Në këtë mënyrë do të mundësohet spostimi i vijës së fituesve me të tjerë maturantë, që nuk ishin përzgjedhur në fazën e parë. Renditja e re do të bëhet automatikisht në mënyrë kompjuterike dhe pas plotësimit të kuotave zyrtare listat e reja do të printohen dhe do t’u shpërndahen universiteteve. Fituesit në degë të reja, por që në fazën e parë kanë kryer regjistrimin në tjetër degë duhet të zbatojnë udhëzimin e Ministrisë së Arsimit . “Nëse një maturant gjatë fazës së parë ka fituar në preferencën e pestë dhe pas rishpërndarjes së re (në të cilën është bërë plotësimi i kuotave të mbetura bosh nga regjistrimet paraprake) rezulton të jetë fitues në preferencën e tretë, më parë duhet të bëjë çregjistrimin në degën, ku është regjistruar në fazën e parë, për t’u regjistruar te preferenca më e lartë”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Edhe për fazën e dytë të regjistrimeve Ministria e Arsimit pritet t’u lërë kandidatëve rreth një javë kohë. Nëse nuk plotësojnë afatet ata do të humbin përfundimisht të drejtën e shkollës së lartë. Kjo vlen sidomos për ata kandidatë që do të çregjistrohen nga dega e parë, pasi kanë përzgjedhur preferencën e dytë ku janë shpallur fitues.
Kuotat e lira
Fakulteti Ekonomik 106 vende
Administrim–Biznes 49 vende
Ekonomiks 11 vende
Finance 38 vende
Info ekonomike 4 vende
Administrim Biznes Saranda 22 vende
Gjuhe Angleze Saranda 5 vende
Administrim Biznes Kukës 15 vende
Infermieri Kukës 10 vende
Gjuhe Angleze Kukës 4 vende
Fakulteti i Drejtësisë:
Drejtësi 62 vende
Fakulteti i mjeksisë 39 vende:
Mjekësi 31 vende
Farmaci 4 vende
Stomatologji 3 vende
Shëndet publik 1 vend
Fakulteti i shkencave sociale 48 vende
Punë sociale 9 vende
Filozofi 13 vende
Sociologji 7 vende
Psikologji 7 vende
Shkenca politike 12 vende
Fakulteti i Histori-Filologjisë 31 vende
Gazetari 6 vende
Histori 10 vende
Gjuhë-Letërsi 5 vende
Gjeografi 10 vende
Fakulteti i Inxhinierisë 41 vende
Inxhinieri ndërtimi 25 vende
Inxhinieri mjedisi 7 vende
Inxhinieri hidroteknike 4 vende
Inxhinieri gjeodet 5 vende
Fakulteti i Shkencave të Natyrës:
Kimi e Përgjithshme 9 vende
Kimi e Industriale 9 vende
Informatikë 25 vende
Kimi Ushqimore 6 vende
Biologji 12 vende
Fizike 10 vende
Matematike 8 vende
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 17 vende
Fakulteti i Gjuhëve të huaja 136 vende
Anglisht 19 vende
Italisht 40 vende
Frëngjisht 18 vende
Gjermanisht 15 vende
Rusisht 7 vende
Turqisht 11 vende
Greqisht 11 vende
Spanjisht 6 vende
Fakulteti i Infermierisë
Teknik Laboratori 7 vende
Mami 5 vende
Logopedi 13 vende
Infermieri e Përgjithshme 24 vende
Infermieri e Përgjithshme Kukës 10 vende
Imazheri 9 vende
Fizioterapi 7 vende
Universiteti Bujqësor 213 vende
Menaxhim Agrobiznes 5 vende
Menaxhim Agrobiznes (Lushnje) 10 vende
Ekonomi P. Agrare 14 vende
Finance-kontabilitet 16 vende
Mbrojtje bimësh 20 vende
Hortikulture 14 vende
Prodhim bimor 22 vende
Zooteknike dhe biznes blegtoral 17 vende
Akuakulturë dhe M.peshku 19 vende
Agro-mjedis dhe Ekologji 5 vende
Tek. Agroushqimore 7 vende
Vreshtari dhe enologji 8 vende
Inxhinieri pyjesh 7 vende
Inxhinieri. P. Druri 11 vende Mjekësi Veterinare 18 vende
Agro-mekanizëm 11 vende