Ministri Vasili: Reformim sistemit shëndetësor
Papaftësia dhe apatia i kanë marrë frymën sistemit të shëndetësisë. Pak ditë pasi ka marrë detyrën Ministri i ri i Shëndetësisë në një intervistë ekskluzive për NEWS24 thotë se sistemi më kryesor ka humbur ritmet e tij.
TIRANE- Papaftësia dhe apatia në zgjidhjen e problemeve ka lënë në gjendje mjerane sistemin e shëndetësisë. Më pak se një javë pasi ka marrë stafetën nga kolegia e tij Anila Godo, ministri i ri Petrit Vasili ka gati skemën që pritet të sjellë ndryshime të menjëhershme që duhet të preken nga qytetarët. Emergjente sipas Vasilit janë ndryshimi i ritmit të zgjidhjes së problemeve, duke evituar zvarritjen pafund, për të fituar ritmin e duhur.
“Nga gjërat kryesore që duhet të ndryshojmë në shëndetësi, sipas mendimit tim, është ritmi i zgjidhjes së problemeve. Të eleminohet njëherë e përgjithmonë zvarritja. Apatia dhe paaftësia në menaxhimin e situatës bën që të mungojnë disa shërbime të cilat janë prezente, dhe që qytetarët të indinjohen e të zemërohen shpesh herë, me të drejtë. Vënde vënde, sistemi ka humbur ritmin dhe ndërkohë që ka një dëshirë për të bërë reforma, ato duhet të paraprihen nga disiplinimi i sistemit.” u shpreh Vasili për News24.
I bindur se në këtë mandat ekziston vullneti i duhur politik për të reformuar sistemin shëndetësor, ministri Vasili jep disa nga pikat ku duhet të synojë reforma, ku padyshim nuk duhet të përjashtohet as rritja e pagesës për sigurimin shëndetësor.
“Duhet të zgjerojmë gjithmonë e më shumë bazën e të siguruarve. Shqiptarët duhet ta heqin nga mendja se duke mos paguar para, do të mund të përfitojnë shërbime shëndetësore, aq më shumë gratis” theksoi ministri.
Kur të gjitha organizatat e njohura shëndetësore japin alarmin e shtimit të rasteve të A/H1N1 me ardhjen e vjeshtës, ministri i Shëndetësisë I bën thirrje popullsisë të mos largojë vëmendjen nga virozat e tjera gripale, duke vazhduar rregullisht vaksinimin.
Vasili i LSI-së erdhi në postin e ministrit të Shëndetësisë, pas marrëveshjes që PD nënshkroi me forcën që ai përfaqëson për mandatin e ri 4 vjecar. Petrit Vasili mori drejtimin e sektorit më delikat, pasi në mandatin e parë Shëndetësia u drejtua nga Maksim Cikuli, Nard Ndoka i PDK-së dhe Anila Godo përfaqësuese e republikanëve. (e.n/News24/BalkanWeb)