Prefekti i Tiranës, takim me drejtuesit e policisë së kryeqytetit
Prefekti i ri i Tiranës, Keltis Kruja, zhvilloi një takim prezantues e informues me drejtuesit e policisë së kryeqytetit. Prefekti duke vlerësuar punën dhe arritjet e deritanishme, për reformat e realizuara në polici. Më tej, në fjalën që mbajti Drejtori i Policise se Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj, informoi Prefektin mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, tendencat e kriminalitetit etj. Gjithashtu ai theksoi masat e marra nga Policia për sigurinë rrugore, për sigurinë në shkollat e të gjitha niveleve, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe ndërhyrjet në raste të emergjencave civile.
Ndërkohë, Drejtori i Drejtorise Rajonale te Policise Kufitare & Migracionit Drejtues Sajmir Boshnjaku, bëri një prezantim të strukturave të departamentit që mbulon ky drejtim, mbi garantimin e sigurisë në Pikat Kufitare të Qarkut të Tiranës si dhe ofrimin e shërbimit të shpejtë e të kulturuar për qytetarët shqiptar e të huaj. Ndërsa prefekti u siguroi drejtuesve të Policisë, bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucionit të Prefektit për Policinë e Tiranës dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë në të gjitha nivelet, të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin rigoroz të ligjit në çdo hap të punës së tyre.