E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Samiti i “G20” të mos merret vetëm me pagat e bankierëve



“Problemi më i rëndësishëm ekonomik i botës sot nuk është ai i uljes apo ngritjes së rrogave të punonjësve të bankave, prandaj nuk duhet që punimet e Samitit të ‘G20’ që pritet të zhvillohen së shpejti, të përqendrohen rreth kësaj çështje”. Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, i cili ka kërkuar nga pjesëmarrësit në samitin e “G20”-ës, t'i dedikohen sërish detyrës: globalizim i përgjegjshëm. Sipas tij, në Pitsburg, kur të zhvillohet takimi i shumëpritur i “G20” duhet të diskutohet për çështje të rëndësishme, si ajo e ndihmës për zhvillim, luftën kundër varfërisë dhe mbrojtjen e klimës dhe jo vetëm për tregjet financiare apo shpërblimet e bankierëve. Ka qenë presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, i cili kërkoi që evropianët në rast nevoje të vendosin të vetëm kufizimin e shpërblimeve për bankierët.

22 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›