E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti Kruja me drejtuesit e policisë: Zbatoni ligjin

Prefekti i ri i Tiranës i ka kërkuar drejtuesve të policisë të bëjnë të gjitha përpjekjet për të zbatuar rigorozisht ligjin.Kërkesat u bënë gjatë një takimi me drejtuesit e Strukturave të Policise së Tiranës. 

TIRANE- Prefekti i ri i Tiranës, Keltis Kruja kërkon nga drejtuesit e policisë në të gjitha nivelet, të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin rigoroz të ligjit në çdo hap të punës së tyre dhe efektivave që drejtojnë. Të tregojnë qytetari në komunikimin me publikun dhe paanshmëri në zgjidhjen e konflikteve, të sigurojnë bashkëpunim me institucionet qëndrore në nivel vendor dhe me njësitë e qeverisjes vendore.
Këto kërkesa, prefekti Kruja i parashtroi gjatë një takimi prezantues me drejtuesit e Strukturave të Policise së Tiranës.
Ndërkaq Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj garantoi për masat e marra nga Policia për sigurinë rrugore, për sigurinë në shkollat e të gjitha niveleve, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe ndërhyrjet në rastet e emergjencave civile.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›