E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Kazinskit Polonia akuzon Rusine

Tetë muaj nga rrëzimi i avionit presidencial që i mori jetën presidentit polak Leh Kazinski dhe 95 zyrtarëve të tjerë, Varshava zyrtare akuzon kontrollorët rusë se gabimi i kryer prej tyre ishte shkaku që çoi në aksidentin tragjik. Me këtë qëndrim ka dalë komisioni polak i hetimit mbi ngjarjen, ndërkohë që pak ditë më parë u bë publik raporti rus i cili bënte pergjegjës pilotët e avionit për incidentin.

Ministri i brendshëm polak Jerzi Miller prezantoi transkriptin e bisedës mes kontrollorëve në aeroportin Smolensk ashtu sikurse dhe atë të supervizorëvë në ditën e aksidentit. Bazuar në bisedat e zbardhura, komisionit akuzon ”ekuipazhin e kullës se bëri shumë gabime dhe nuk i siguroi mbështetjen e nevojshme ekuipazhit të avionit gjatë uljes së tij në kushte të veshtira atmosferike si dhe për faktin që dhanë informacion të gabuar mbi motin dhe qartësinë e pamjes”.

Ekspertët e aviacionit ndërkombëtar janë të ndarë në qëndrimet e tyre mbi çështjen. Një pjesë shprehen se Polonia duhet të kërkojë arbitrazhin ndërkombëtar në rast se Rusia refuzon të rishikojë raportin, ndërsa të tjerë se hetimet mbi ngjarjen janë përfundimtare dhe se Moska nuk ka për detyrë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
Qëndrimet e kundërta rresh shkaqeve që cuan në rënien e avionit me të cilin udhëtonte ish- presidenti polak, risin kështu sërish tensionet mes Varshavës dhe Moskës zyrtare.

Elona Mamushi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›