Reali do ta mposht Barcelonën 3-1

Ish mesfushori i Real Madridit, Guti beson se Los Blancos do të dalin fitimtarë nga përballja e së shtunës në La Liga në shtëpi kundër rivalit të përhershëm Barcelonës.
Guti beson se Reali ka ekip më të mirë se rivali i tij katalan dhe pret që ata të fitojnë me dy gola epërsi në Santiago Bernabeu.
“Reali do ta mposht Barcelonën. Mendoj se ata do të fitojmë takimit me rezultat 3-1” tha Guti për të përditshmen sportive spanjolle AS.
“Barcelona varet shumë nga Lionel Messi. Nëse Barcelona luan pa Messin, ata duket se vuajnë. Ndërsa, Reali ka ekip fantastik. Ata kanë nga dy futbollistë të mirë në çdo pozitë. Nëse Cristiano Ronaldo nuk është në dispozicion, skuadra ka mjaft lojtarë kualitativ që luajnë shumë mirë. Zemra ime ende rrah për Realin dhe gjithmonë do të jetë kështu” përfundoi ai.