39 raste të dyshuar, mungojnë kushtet për të përballuar fluksin e të infektuarve
Laboratori i ISHP-së nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar numrin e lartë të mostrave që paraqiten për të bërë analizat. Shqipëria është në prag të një pandemie të mundshme të gripit të derrave, ndërsa autoritetet dyshojnë për të paktën 39 raste të tjera të prekura gjatë javës që u mbyll. Këtu nuk përfshihen 13 rastet që janë ende në laboratorin e analizave në Bukresht dhe as 8 rastet zyrtare të konfirmuara, fatmirësisht asnjë në gjende që të kërcënojë jetën, mes të 300 mostrave që janë marrë gjithsej
TIRANë-Shqipëria është në prag të një pandemie të mundshme të gripit të derrave, ndërsa autoritetet dyshojnë për të paktën 39 raste të tjera të prekura gjatë javës që u mbyll. Këtu nuk përfshihen 13 rastet që janë ende në laboratorin e analizave në Bukresht dhe as 8 rastet zyrtare të konfirmuara, fatmirësisht asnjë në gjende që të kërcënojë jetën, mes të 300 mostrave që janë marrë gjithsej.
Dyshimet e ngritura janë në cakun e pritjes së provës paraprake të analizave përpara se të dërgohen në Bukuresht, për të konfirmuar ose jo ekzistencën e virusit A/H1N1. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u citua nga televizioni “TCH” të thoshte se të gjithë personat e dyshuar po trajtohen me të gjitha mjekimet e duhura dhe vetem dy prej pacientëve kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Strukturat shëndetësore kanë vështirësi për të qenë të të afta për ta përballuar gjendjen. Numri i njerëzve që paraqiten në spitalin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, vjen çdo ditë e duke u shtuar.
Por laboratori i Institutit të Shëndetit Publik nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar numrin e lartë të mostrave që paraqiten për të bërë analizat e gripit të derrave. Mjeku Pipero bëri të ditur gjithashtu se këto analiza duhet të mbërrijnë brenda ditës, pasi në rast se në ndonjërën prej mostrave të parqitura për ekzaminim do të vihej re prania e virusit A/H1N1, duhet të nisë menjëher trajtimi i pacientit me vaksinën “Tamiflu”.
Sipas specialistëve infeksionistë, trajtimi me këtë vaksinë duhet të nisë menjëherë pas verifikimit të virusit në organizmin e pacientit, pasi trajtimi me tamiflu pas 48 oresh do të ishte i paefektshëm. Nga ana tjetër, mjeku infeksionist, Pëllumb Piperaj, u shpreh se ka ndodhur që në nshumë raste Instituti i Shëndetit Publik ka kthyer përgjigjen e analizave që vërtetojnë praninë e virusit H1N1, pas daljes së pacientit nga spitali. Sipas mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero, në të tilla raste mjekët janë të detyruara tëe marrin vetë vendimin për trajtimin me tamiflu të pacientit të dyshuar me gripin e derrave.
Sipas Piperos, në këto raste kjo bëhet bazuar në shenjat klinike dhe epidemiologjike nga mostrat e marra te pcientët e dyshuar si bartës të gripit të derrave. Sipas kësaj analize, Instituti i Shëndetit Publik bën konfirmimin ose jo të tipit A të virusit.
Në rastet kur këto mostra rezultojnë positive ndaj virusit të gripit të derrave pas analizve në laboratorin e ISHP-së, ato dërgohen për të bërë vërtetimin përfundimtar në laboratorin e referencës në Rumani.
Në lidhje me rastet e prekur nga gripi i derrave në Shqipëri, deri tani janë shënuar tetë raste të prekur nga virusi, ndërsa 13 të tjerë janë në ekzaminim e sipër në laaboratorin epidemiologjik në Bukurëesht.
Mungesa e kushteve nga ana e strukturave shëndetësore për të përballuar fluksin e të sëmurëve, përbën një tjetër kërcënim për qytetarët, për arsye se gjatë muajve të parë të vjeshtës pritet që numri i të infektuarve me gripin e derrave të jetë shumë i lartë. Gjithashtu, komplikacionet e paraqitura nga kjo sëmundje do të jenë në një shkallë më të lartë se ato që janë paraqitur deri tani.
Në lidhje me kushtet e të prekurve nga gripi i derrave në Shqipëri, mjekët shprehen se të tetë rastet gëzojnë shëndet të plotë dhe konsiderohen të shëruar.
Simptomat e gripit të derrve deri tani nuk janë paraqitur te personat e moshës peditrike. Moshat e prekur dhe të dyshuara me gripin e derrave deri tani në vendin tonë, kanë qenë persona të moshës nga 21 deri 61 vjeç. Mjekët e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se rastet e prekura nga gripi i derrit në vendin tonë kanë patur këto shenja klinike; temperaturë më të lartë se 38 gradë, dhimbje koke dhe fyti, kollë, dhimbje muskolare dhe lodhje. Vetëm dy raste kanë patur komplikacione dhe kanë marrë trajtimin e duhur në spital.
Në Kosovë
Rritet numri brenda javës, nga 2 në 6 të prekur
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka marrë rezultatet e katër mostrave të personave që dyshohet se janë prekur nga gripi i derrit. Këto mostra, sipas zyrtarëve të këtij instituti, kanë rezultuar se janë pozitive me virusin AH1N1, duke bërë që numri i pacientëve të prekur nga kjo sëmundje në Kosovë, të arrijë në gjashtë. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSH), duke sqaruar se ky numër është rritur vetëm nga 27 korriku i këtij viti. Megjithëkëtë, gjatë javës janë paraqitur dhjetë raste të personave të dyshuar se bartin virusin AH1N1, duke përfshirë edhe periudhën kohore nga 15 korriku. Javë më parë, janë konfirmuar dy rastet e para të personave të prekur nga kjo sëmundje, ku njëri prej qytetarëve vinte nga Londra dhe tjetri nga Irlanda. “Dy prej këtyre rasteve kanë qenë të konfirmuara me laborator si raste pozitive me virusin H1N1. Tri raste të tjera kanë qenë klinikisht negative, ndërsa 1 rast tjetër ka rezultuar në laborator negativ’, thuhet në njoftimin e MSH-së. Ndërkohë, për 4 raste të tjera, sipas njoftimit zyrtar të MSH-së, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka marrë rezultatet e tyre. “Ato janë konfirmuar si pozitive, pra me praninë e virusit A H1N1”, sqaron Ministria e Shëndetësisë. Zyrtarët kanë sqaruar se tre prej personave të konfirmuar të premten si H1N1 pozitivë, para disa ditësh janë lëshuar në shtëpi pas tretmanit mjekësor në Klinikën Infektive në Prishtinë. “Rasti i fundit i paraqitur në Klinikën Infektive si i dyshimtë, më 6 gusht, dhe i konfirmuar mbrëmë si pozitiv, është duke u trajtuar në këtë klinikë dhe gjendja shëndetësore e këtij pacienti, gjithashtu, paraqitet e mirë”, thuhet më tej në këtë njoftim zyrtar. Në këtë rast, bëhet fjalë për një person që ka qenë në kontakt me personin e konfirmuar pozitiv, pas kthimit nga Irlanda. “Pacienti është hospitalizuar dhe gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë”, sqarohet më tej. Në këtë rast, MSH-ja, IKShP-ja, Klinika Infektive dhe Zyra e OBSh-së në Prishtinë, u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të kujdesshëm dhe i sigurojnë ata se gjendja epidemiologjike, pavarësisht regjistrimit të rasteve të reja të dyshimta dhe të konfirmuara me virusin A H1N1, është nën kontroll. “Fakti që gjendja shëndetësore e të prekurve nga ky virus është përmirësuar dhe ka shkuar mirë, flet se një menaxhim i mirë i rasteve është shumë i mundur dhe edhe ky grip mund të përballohet, sikurse gripi sezonal”, shpjegojnë zyrtarët e këtij institucioni. MSH-ja theksoi edhe një herë se po zbatohen me përpikëri të gjitha masat e rekomanduara nga OBSh-ja për pandeminë e gripit dhe Plani i aksionit i IKShP-së. Sipas MSH-së, nuk ka nevojë për panik, pasi që Kosova posedon medikamentet dhe kapacitetet e duhura fizike e profesionale për t’u ballafaquar me situatën, me të cilën theksoi se po menaxhon në mënyrë shumë të kujdesshme e me sukses.