Thatësirat dhe i nxhehti, si të përballojmë ndyshimet e klimës
Ndryshimet klimatike në vendin tonë pritet të evidentohen me rritje të temperaturave të ajrit, zvogëlim të sasisë së reshjeve vjetore si dhe rritje e nivelit të deteve
Shqipëria është një nga 7 shtetet e përfshira në projektin "Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimi i klimës në Evropën Juglindore, Azinë Qendrore dhe Veriun e Rusisë", i ndërmarrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, projekti, me një shtrirje kohore prej 2 vjetësh, mbështetet financiarisht nga qeveria gjermane, nëpërmjet Ministrisë Federale për Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrës dhe Sigurinë e Reaktorëve, me vlerë prej 7 milion euro, prej së cilës Shqipëria përfiton rreth 1 milion euro.
Zbatimi i këtij projekti ka nisur në maj të këtij viti me një ëorkshop prezantues dhe trajnues, lidhur me hartimin e një strategjie për mbrojtjen e shëndetit nga ndryshimet klimatike.
Qëllimi i tij është të fuqizojë kapacitetin e vendit për të kuptuar risqet mbi shëndetin që mund të vijnë nga ndryshimi i klimës dhe duke vepruar ndaj tyre. Kjo do të sigurohet nëpërmjet një plani kombëtar shëndetësor, ku përfshihet përgatitja dhe përgjigja e sistemit shëndetësor dhe menaxhimi i emergjencave që lidhen me klimën. Këtu përfshihen kapacitetet për të monitoruar ndotjen e ajrit dhe për t’iu përgjigjur asaj, mekanizmat e gatishmërisë për sëmundjet infektive, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit, si dhe sistemi i informacionit shëndetësor mjedisor lidhur me klimën.
Sipas burimeve, në kuadër të këtij projekti, janë trajnuar 85 mjekë të shërbimit parësor dhe urgjencës, kryesisht nga Tirana dhe Durrësi, me synimin që ata të jenë të aftë t’i bëjnë ballë rasteve urgjente që kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës, si për shembull rasteve që mund të vijnë si pasojë e një vale të nxehti, etj.
çështja e ndryshimit të klimës dhe masat për përballimin e efekteve të tyre tashmë është përfshirë në axhendën botërore. Ndryshimet e klimës janë fenomene që zgjasin për dekada, por që kanë ndikimet në veprimtarinë njerëzore dhe shëndetin e njerëzve. Krahas ngrohjes globale, shfaqen dhe ngjarje të tjera ekstreme si thatësira, përmbytje, ciklone, etj, fenomene që ndikojnë në shëndetin e njerëzve.
Ndryshimet klimatike në vendin tonë pritet të evidentohen me rritje të temperaturave të ajrit, zvogëlim të sasisë së reshjeve vjetore si dhe rritje e nivelit të deteve. Për pasojë, mund të pritet që dimri të jetë më i butë, pranvera më e ngrohtë, vera më e nxehtë e më e thatë. Më e thatë pritet të jetë edhe vjeshta. Kjo e fundit, sipas specialistëve, mund të sjellë rritje të shkallës së reduktimit të ligatinave dhe për pasojë reduktim të sipërfaqes së tyre totale.
Virozat e stinës, 40 fëmijë
çdo ditë në spitalin e Vlorës
Rreth 40 fëmijë të moshave të ndryshme trajtohen mesatarisht çdo ditë në repartin e pediatrisë në spitalin e qytetit të Vlorës.
Mjeku i këtij reparti, Fatmir Brahimaj, shprehet për ATSH-në se shkak i këtij fluksi janë virozat e stinës, të cilat krijojnë pasoja të ndryshme në shëndetin e fëmijëve të vegjël.
“Pacientët paraqiten me shqetësime dhe komplikacione të shkallëve të ndryshme, temperaturë e të vjella, që kërkojnë në pjesën më të madhe, trajtim në kushte spitalore”, sqaroi Brahimi. Ai tha se fluksi i këtyre ditëve, praktikisht i lartë për kapacitetet e spitalit, është shtuar dhe për shkak të ardhjes së emigrantëve.
Për të përballuar këtë ngarkesë, janë krijuar hapësira të lira edhe në repartet e tjera të këtij institucioni spitalor.