E Diel, 1 Nëntor 2026

Rënia e flokëve, faktorët që ndikojnë në dobësimin dhe rënien e tyre

Edhe pse flokët nuk kanë një rëndësi jetike në organizmin e njeriut, ato luajnë një rol të jshtëzakonshëm psikologjik, sidomos te femrat. Megjithatë, të gjithëve naka lindur pyetja: përse bien flokët?
Dhe sigurisht që përgjigjet kanë qenë të shumëllojshme, por si e shpjegojnë mjekët specialistë këtë fenomen. Sipas tyre, shkaaqet e rënies së flokëve ndahen në dy lloje: me skar dhe pa skar. Shkaku më i shpeshtë i rënies së


TIRANë – Edhe pse flokët nuk kanë një rëndësi jetike në organizmin e njeriut, ato luajnë një rol të jshtëzakonshëm psikologjik, sidomos te femrat. Megjithatë, të gjithëve naka lindur pyetja: përse bien flokët?
Dhe sigurisht që përgjigjet kanë qenë të shumëllojshme, por si e shpjegojnë mjekët specialistë këtë fenomen. Sipas tyre, shkaaqet e rënies së flokëve ndahen në dy lloje: me skar dhe pa skar. Shkaku më i shpeshtë i rënies së flokëve është aalopesia androgjenike, problem i cili është më i theksuar te meshkujt.
Gjithashtu, mendohet se një faktor tjetër i rënies së flokëve është trashëgimia. Një tjetër faktor që luan rol në rënien e flokëve është alopesia areata që karakterizohet me rënien e flokëve vende vende, e cila mendohet se shkaktohet nga një burim infeksioni tek ata persona të cilëve iu ka rënë rezistenca imunitare e trupit.
Ky lloj komplikacioni mund të shërohet vetë ose duke përdorur ilaçe me kortizon apo me kurë drite. Një tjetër komplikcion është aajo që quhet Telogen effluvium, si pasojë e së cilës flokët kalojnë prej një kohe të shkurtër nga periudha aktive në atë të shplodhjes. Në këtë rast ka një rënie massive të flokëve dhe për rreth katër muaj flokët hollohen dhe rrallohen.
Kjo gjendje mund të shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike pas lindjes dhe te të sapolindurit. 
Rrënia e flokëve sigurisht shkaktohet edhe gjatë kurimit të sëmundjeve të tjera, si për shembull: Sëmundjet e rënda infective, disa ilaçe që përdoren për sëmundjen e epilepsisë, ndërhyrjet e rënda kirurgjikale, ilaçet e kemoterapisë (kancerit), hipotiroidi, disa hormone dhe metale të rënda.
Përvec këtyre faktorëve dhe komplikacioneve që përmendëm, ka edhe sëmundje të tjera që ndihmojnë në dobësimin dhe rënien e flokëve. Në kurimin e këtyre rasteve, bza është largimi i shkakut.
Për shembull: nëse është ilaaçi ai që po e shkakton rënien e flokëve, ky i fundit të ndërpritet, por me kusht që ndërprerja e tij të mos shkaktojë më shumë dëm në trup sesa rënia e fleokëve.
Në rastin e infeksionit që përmendëm më lart, telogen effluvium, pas kurimit të tij flokët dalin sërish. Në rastin e rënies ë flokëve me skar, dëmtimi i flokut është mjaft i rëndë edhe mundësia për të dalë përsëri nuk ekziston.
Kanceri i lëkurës, kura me rreze, djegjet e rënda me lëndë kimike apo termale, disa infeksione të rënda fungale apo tek disa sëmundje të rënda dermatologjike janë disa nga shkaktarët. Megjithtë, cilido që të jetë shkaktari i rënies së flokëve, personi që vuan nga ky problem mjafton të kontaktojë me mjekun dermatolog, pasi problemi mund të jetë shumë i thjeshtë poër t’u kuruar.
Sëmundjet dhe faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve
Sëmundjet e rënda infektive Disa ilaçe që përdoren për sëmundjen e epilepsisë Ndërhyrjet e rënda kirurgjikale Ilaçet e kemoterapisë (kancerit) Hipotiroidi Disa hormone dhe metale të rënda
Sëmundjet fungale (mikozat) Sfilizi Rrezet (radiacioni) Mungesa e proteinave, hekurit, zinkut etj. Gjithashtu edhe lidhja e flokëve fort  bisht mund të shaktojë rënie të flokëve sidomos tek gratë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›