Bursat e huaja, shpallen datat përfundimtare të regjistrimit
Studimet pasuniversitare
Të interesuarit duhet të kryejnë aplikimet e tyre brenda afatit të caktuar, pasi asnjë aplikim pas kësaj date nuk do të quhet i vlefshëm
Marsel LELA
TIRANë-Studentët që dëshirojnë të kryejnë studimet pasuniversitare jashtë Shqipërisë, mund të përfitojnë nga bursat pasuniversitare të qeverisë së Komunitetit francez të Belgjikës, për vitin 2010.
Këto bursa vlejnë për personat që duan të kenë një doktoraturë apo post-doktoraturë, në degët ku këta të fundit kanë kryer studimet e larta dhe janë specializuar me diplomë master.
Në kuadër të Programit për bursat eksellente, qeveria e Komunitetit francez të Belgjikës ofron bursa për studime pasuniversitare për studiues dhe pedagogë të huaj, të cilët janë të interesuar në plotësimin e programeve të tyre të doktoratës ose post-doktoratës në fushat dhe sektorët më të kërkuar pranë universiteteve të Komunitetit francez të Belgjikës, për vitin akademik 2010-2011.
Gjithashtu, pas përcaktimit të degëve ku do të aplikohen këto programe studimi, kanë dalë edhe datat përfundimtare të regjistrimit për të interesuarit. Programet e studimit për doktoraturë dhe post-doktoraturë të ofruara nga qeveria e Komunitetit francez të Belgjikës për vitin 2010, janë kryesisht të profilit shkencorë, por nuk mungojnë edhe ato të profilit shoqëror.
Përkatësisht, programet e studimit të ofruara nga ky komunitet janë aplikuar në këto degë: Transport dhe logjistikë, Inxhinieri mekanike, Shkencat e natyrës, Agro-industri, Aeronautikë-hapësirë dhe Shkenca shoqërore.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave (dosjeve përkatëse) të kandidatëve për këtë kategori bursash është data 1 mars 2010.
Qeveria e Komunitetit francez të Belgjikës ka akorduar gjithashtu, edhe bursa afatshkurtra, 1 deri në 3 muaj në fushën e kërkimit shkencor.
Afatet e dorëzimit të dosjeve për këto bursa janë: data 1 shkurt 2010 për bursat e parashikuara për periudhën qershor-shtator 2010; data 1 maj 2010 për bursat e parashikuara për periudhën tetor 2010- janar 2011; data 1 tetor 2010 për bursat e parashikuara në periudhën shkurt-maj 2011.
Për një informacion më të detajuar lidhur me mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, të interesuarit t’i referohen adresës së internetit: www.ëbi.be.
Studentët që kanë kryer studimet e larta dhe duan të vazhdojnë në një nivel më të lartë universitar, doktoraturë apo post-doktoraturë, do të kenë mundësi të studiojnë në universitetet më të mira të qeverisë së Komunitetit francez të Belgjikës, me anë të këtyre bursave.
Të interesuarit duhet të kryejnë aplikimet e tyre brenda afatit të caktuar, pasi asnjë aplikim pas kësaj date nuk do të quhet i vlefshëm.
Degët ku mund të aplikohet
1.Transport dhe logjistikë
2.Inxhinieri mekanike
3.Shkencat e natyrës
4.Agro-industri
5.Aeronautikë-hapësirë
6.Shkenca shoqërore
Datat e regjistrimit
1.Data 1 shkurt 2010 për bursat e parashikuara për periudhën qershor-shtator 2010
2.Data 1 maj 2010 për bursat e parashikuara për periudhën tetor 2010- janar 2011
3.Data 1 tetor 2010 për bursat e parashikuara në periudhën shkurt-maj 2011
Datat e regjistrimit
Universitetet britanike, degët dhe afati i fundit i aplikimit për diplomat master
TIRANë-Në lidhje me programet e studimeve pasuniversitare të ofruara nga shtetet e huaja, është përcaktuar edhe afati i fundit i regjistrimit në programet e universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar.
Në kuadër të Programit të Bursave, Ambasada Britanike në Tiranë njofton se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ofron bursa të plota për programe studimi Master në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, për vitin akademik 2010-2011.
Këto bursa ofrohen për të gjithë ata kandidatë, të cilët aktualisht punojnë në fusha prioritare strategjike në Shqipëri dhe që, mbas përfundimit të studimeve, janë të gatshëm që njohuritë e fituara t’i zbatojnë në vendin e tyre.
Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga British Counsil. Ato mbulojnë të gjitha shpenzimet e shkollimit, udhëtimit dhe të akomodimit. Programet e studimit për master, të ofruara nga universitetet britanike jepen sipas këtyre fushave: Ekonomik, Financë, Kontabilitet, Administrim-biznes, Komunikacion, Studime në fushën e mbrojtjes, Gazetari, Studime për Integrimin Evropian, Drejtësi, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike dhe Administratë publike.
Për një informacion më të hollësishëm lidhur me mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, referojuni adresës së mëposhtme të internetit:
https://www.chevening.fco.gov.uk/CheveningApplications/CA_Start.aspx#*
Afati i fundit për plotësimin e aplikimit është data 13 janar 2010, ora 17:00.
BOX
Shpenzimet mbulohen nga British Counsil
Bursat e ofruara nga universitet britanike do të kenë të përfshirë pjesën më të madhe të shpenzimeve që duhet të bëjë kandidati. British Counsil që financon këto bursa për studentët shqiptarë, do të mbulojë të gjitha shpenzimet e shkollimit, udhetimit dhe të qendrimit në shtetin përkatës.
Degët ku mund të aplikoni
1.Ekonomik
2.Financë
3.Kontabilitet
4.Administrim-biznes
5.Komunikacion
6.Studime në fushën e mbrojtjes
7.Gazetari
8.Studime për Integrimin Evropian
9.Drejtësi
10.Marrëdhënie Ndërkombëtare
11.Shkenca Politike
12.Administratë publike