Murati : Arie Haan pëlqen futbollin sulmues

Intervistoi Arben Shemili
Edvin Murati, i cilësuar si Maradona i Ballkanit për kombëtaren e Shqipërisë. Një nga lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëhere kombëtarja, me një eksperiencë të madhe në arenën ndërkombtare dhe i rritur që në moshë të vogël në futbollin evropian jep mendimin e tij për të sapo zgjedhurin Arie Haan.
- I pyetur nga Albania-sport, ai shprehet:
Do të isha dakort sikur në krye të pankinës kuqezi të vinte një trajner Shqiptar. Megjithatë nuk mund të diskutojmë për vlerat dhe eksperiencën e Arie Haan. Ai preferon futbollin sulmues dhe me kontroll të topit nga skuadra që drejton. Eshtë si nata me ditën me plakushin Baric.
- Pse ku është ndryshimi?
Barici në c'do ndeshje ndryshonte formacionin dhe vendosjen e lojtarëve. Kjo gjë i shthurte lojtarët tanë. Disa herë ka ndodhur që ai pyeste lojtarët që i servirnin, se në c'farë rroli luan ti në ekipin tënd se nuk më kujtohet?. Gjithashtu kërkonte më tepër të kapte ndonjë rezultat për interes personal që të shtynte edhe dy vjet kontratën, sesa të bënte një futboll të bukur evropian. Me ardhjen e Arie Haan kombëtarja jonë do të bie era futboll. Ai vjen nga shkolla e Ajaksit, ku preferohen lojtarë që dinë të kontrollojnë topin dhe të sulmojnë pa pasur frikë. Pra ndryshimi midis Baricit dhe Haan, është mentaliteti difensiv i të parit dhe ofensiv i të dytit. Kam bindjen që me mentalitetin e tij Hollandez dhe eksperiencën që ka, kombtarja e jonë do të avancojë shumë. Do të ishte mirë sikur ai të sillte me vete edhe asistentët e tij, pasi ata të Baricit nuk ishin profesioniste. Në krah të trajnerit të një kombtareje duhen profesionistë të vërtetë dhe me eksperiencë në arenën ndërkombtare, jo asistentë që kanë qënë futbollistë të nivelit të ulët, dhe aq më tepër që nuk kanë qënë pjesë e kombtares në kohën e tyre. Ata ndikojnë jo pak në vendimet e trajnerit. Ose sic ishte rasti kur Baric nuk ndodhej në pankinë, në ndeshjen me Sloveninë në Shkodër sepse ishte i sëmurë dhe në dy rastet e tjera me Bjellorusinë dhe Rumaninë që ishte i dënuar. Asistentët e tij nuk ishin të zotë të drejtonin ekipin.
- Në kombtare tashmë ka shumë lojtarë të rinj, a është dicka pozitive kjo?
Trajneri i ri mund të quhet me fat që ka në gjirin e tij disa lojtarë të rinj. Ato duhet të punojnë shumë dhe të kenë shansin që të drejtuar nga Haan, mund të kenë shansin ta dërgojnë kombtaren e Shqipërisë më në fund për të parën herë në një eveniment si kampionati botëror.
- Pra sipas jush FSHF-ja me në krye presidentin e saj Armando Duka, ka bërë zgjedhjen e duhur për Harie Haan?
Për mendimin tim është një zgjedhje perfekte. Mos harroni që ai ka qënë edhe trajner i Kinës, që pamvarësisht nivelit të futbollit që ato kanë, duhet të theksoj që kanë një buxhet që ja lejon të marrin cilindo trajner me emër në botë.
- Murati e shikon kombtaren në kampionatin botëror të ardhshëm?
E pse jo? Kemi kaq vite që shpresojmë, luftojmë por nuk ja kemi dalë dot. Mendoj se ka ardhur koha që të besojmë më shumë tek kjo kombtare. Unë personalisht mendoj se mund t'ja dalim. Nuk duhet të kemi frike asnjë kundërshtar. Kujtoni vetëm atë ndeshje që fituam me të sapo shpallurit kampion evrope, Greqinë. Me atë kurajo dhe loje sulmuese duhet të përballemi me të gjithë kundërshtarët që kemi në grup.