E Diel, 1 Nëntor 2026

4 gazetarë italianë rrëmbehen nga besnikët e Gadafit

Konsulli italian në Bengazi, Guido De Sanctis, i intervistuar nga “Skytg24”, është shprehur se “nuk është marrë asnjë kërkesë e veçantë nga grabitësit. Mbetemi në pritje të informacioneve nga pala që i ka marrë peng”.

Ai ka dhënë edhe hollësi të mëtejshme se reporterët italianë mund të komunikojnë vetëm përmes telefonave celularë të rrëmbyesve. Të ndaluar nga një bande e armatosur, të mbajtur peng e të vendosur në një shtëpi private, të katër gazetarët italianë më kanë rënë më pas në duart e ushtarakëve libianë pro-qeveritarë, në paraditen e së mërkurës. Dy korrespondentë të “Corriere della Sera”-s, Elisabetta Rosaspina e Giuseppe Sarcina, një i “Stampa”-s, Domenico Qurico, dhe një tjetër i “Avvenire”-s, Claudio Monici, po udhëtonin me të njëjtën makinë në segmentin rrugor Zawiyah-Tripoli, kur 80 kilometra para se të mbërrinin në kryeqytetin libian, janë ndeshur me një bandë të armatosur - edhe pse më veshje civile -e cila fillimisht qëlloi në drejtim të shoferit duke e lënë të vrarë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme italiane. I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe nga institucionet e larta evropiane. “Kërkojmë që gazetarët italianë të lihen të lirë shëndosh e mirë sa më shpejt të jetë e mundur”. Ky ka qenë apeli i lëshuar nga zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe atë të Sigurisë,  Catherine Ashton, shkruan e përditshmja italiane “Corriere della Sera”. /Z.Gj/Start/

                                                                                             2011-08-25 10:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›