4 kandidatë pas vdekjes për çmimin Booker Prize
duke votuar në faqen zyrtare të e internetit ''Man Booker Prize'' dhe fituesi do të shpallet më 19 maj. Kategoria ''The Lost Booker Prize'' u krijua nga Peter Strauss, arkivist nderi i Fondacionit ''The Booker Prize'', i cili kuptoi se asnjë vepër e botuar në vitin 1970 nuk ishte marrë në konsideratë për këtë çmim. Lista e reduktuar përmban : Nina Bawden -The Birds on the Trees (Zogjtë mbi Degët e Pemëve), J. G. Farrell- Troubles (Telashe), Shirley Hazzard-The Bay of Noon (Gjiri i Pasdites), Mary Renault- Fire From Heaven (Zjarr nga Parajsa), Muriel Spark- The Driver''s Seat (Vendi i Shoferit), Patrick White-The Vivisector (Eksperimentuesi). Tre prej këtyre autorëve ka pasur sukses më parë sukses me Booker Prize. Çmimi Booker një ndër vlerësimet me prestigjioze në letërsi, fillimisht i akordohej një vepre që ishte botuar vitin para dhënies së çmimit, por që nga viti 1971 me këtë çmim është vlerësuar novela më e mirë e atij viti në të cilin jepej çmimi, rrjedhimisht veprat e botuara në vitin 1970 nuk patën asnjëherë mundësinë të vlerësoheshin me këtë çmim.