Blerim Destani në Tribeca Film Festival
Më 27 prill në Tribeca Film Festival do të konkurrojë edhe filmi Get Loë, në të cilin luan aktori i njohur shqiotar Blerim Destani, i cili interpretoi dhe rolin kryesor në filmin Koha e Kometës m eregji nga fatmi Koçi. Kështu krahas yjeve hollivudianë, si Sissy Spacek, Robert Duvall, Bill Murray, Lucas Black etj do të jetë dhe aktori shqiptar Blerim Destani. Në këtë festival,
ku do të jetë i pranishëm edhe aktori tetovar, sipas tij është një sukses shumë i madh për të. Vlerësimet e kritikëve rreth filmit Get Low ende nuk janë publikuar, por parashikimet janë të mira. Zyrtarisht në kinematë amerikane filmi do fillojë të shfaqet më 30 korrik të këtij viti.