4 miliardë dollarë kredia për ekonominë
Teprica e kredisë për ekonominë për muajin janar 2009 arriti në 402 miliardë lekë, ose rreth 4 miliardë dollarë. Sipas një studimi të kryer nga Ministria e Financave, në fillim të vitit, rritja e tepricës së kredisë krahasuar me fundvitin 2008 shënoi vlerën 6.3 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 1.6 për qind. Kredia e akorduar nga sistemi bankar edhe gjatë këtij muaji shënoi rritje, duke ndjekur kështu të njëjtin trend rritës si në vitin 2008. Nga struktura e tepricës së kredisë sipas monedhave vazhdon të mbizotërohet nga kredia në valutë, duke përbërë rreth 71.6 për qind të totalit të tepricës së kredisë me rreth 288 miliardë lekë. Këtë muaj, pesha specifike e kredive për individët, arriti në nivelin 35.4 për qind.
Anketa 2008
10 banka, nga 16 morën pjesë në anketën e zhvilluar nga Banka e Shqipërisë
2 banka deklarojnë se i kanë shtrënguar shumë kushtet për të dhënë kredi
5 banka deklarojnë se forcimi i masave ka qenë i lehtë dhe 2 s‘i kanë ndryshuar
6 banka thonë se i kanë forcuar kriteret te kreditë për kapital qarkullues
10 bankat të pyetura nga Banka e Shqipërisë, zotërojnë 96 për qind të tregut