EVN, në sherr të hapur me qeverinë maqedonase
Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike në Maqedoni, austriakja EVN, u gjobit së fundmi nga një gjykatë vendase me 200 milionë euro, një vendim që kompania e dëmtuar e konsideroi si "skandaloz" dhe kërcënoi se do ta ankimonte në arbitrazhin ndërkombëtar në Uashington. EVN privatizoi kompaninë maqedonase të shpërndarjes në vitin 2006, pasi pagoi 225 milionë euro dhe premtoi 96 milionë euro të tjera investime. Që nga privatizimi, EVN ka dalë me humbje në biznesin e vet, pavarësisht përgjysmimit të humbjeve në rrjet. Por, qeveria e djathtë maqedonase duket se nuk ka shumë dashuri për kompaninë austriake. Dy vite më parë, qeveria akuzoi se EVN ka manipuluar të dhënat mbi investimet në kompani, gjë që praktikisht sjellin rritje çmimi për konsumatorët dhe urdhëroi hetime. Pak muaj më parë, kompania prodhuese e energjisë ELEM, e cila është nën pronësi shtetërore, hapi një padi gjyqësore kundër EVN-së, duke kërkuar zhdëmtim për 200 milionë euro humbje. ELEM pretendoi se EVN kishte grumbulluar borxhe të vjetra, të cilat sipas kontratës duhej të ndaheshin gjysmë për gjysmë me të, por që EVN nuk e kishte respektuar kontratën. Në prill gjykata pranoi padinë e ELEM. EVN e konsideroi vendimin si "skandaloz".
"Duke parë se gjykata nuk e trajtoi çështjen me ndershmëri dhe se prova të rëndësishme nuk u morën parasysh në mënyrë të qëllimshme, ne detyrohemi t‘i drejtohemi arbitrazhit të pavarur në Uashington", tha kompania austriake, e cila është duke investuar edhe në Shqipëri.
Ministri austriak i ekonomisë i shkroi një letër ankesë homologut të vet maqedonas, duke sugjeruar se "gjykatat e pavarura janë parakusht për integrimin e vendit në BE". Privatizimi i kompanive shpërndarëse në rajonin e Ballkanit është parë si e vetmja rrugë drejt reformimit të sistemit energjetik. Por problemet politike janë të pranishme në Maqedoni e Bullgari, ku kompanitë privatizuese ankohen për "trajtim të padrejtë" nga ana e qeverive, ndërsa qeveritë akuzojnë se përmes spekulimeve financiare kompanitë po kërkojnë të fitojnë para në kurriz të popullatave vendëse.