Oslo, shpërthim i fuqishëm pranë zyrave të qeverisë norvegjeze

Shpërthimi mendohet të ketë shkaktuar dëme në zyrat e kryeministrit Jens Stoltenberg si dhe në disa ndërtesa të tjera qeveritare. Sipas raportimeve të para, mësohet se Stoltenberg nuk është lënduar.
Të paktën tetë persona mbetën të plagosur nga shpërthimi në qendër të Oslos, bëjnë të ditur mediat lokale. Ende nuk dihen autorët e këtij akti.
Pamjet e transmetuara nga televizionet vendase tregonin mbeturina dhe xhama të thyer nga dritaret e shkatërruara, të përhapura nëpër rrugë, si dhe tym rreth disa ndërtesave.
“Pati një shpërthim të fuqishëm që mund të dëgjohej në gjithë kryeqytetin Oslo”, tha një përfaqësues i Kryqit të Kuq, duke shtuar se ndërtesa 17-katëshe e qeverisë norvegjeze ishte në flakë.
Dëshmitarët thanë se shpërthimi dëmtoi edhe zyrat e gazetës “VG”, që ndodheshin aty pranë.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-07-22 16:41