E Hënë, 2 Nëntor 2026

Norvegjia shokohet nga sulmi i dyfishtë

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës, i cili dëmtoi rëndë ndërtesat qeveritare në Oslo.

Katër persona të tjerë humbën jetën po ashtu në kamp – në një ishull jashtë Oslos. BBC citon një dëshmitar i cili theksoi se ka shikuar trupat e mbi 20 personave në ishull, por policia nuk e konfirmoi këtë.

Kryeministri i vendit, Jens Stoltenberg, zyra e të cilit në Oslo është në mesin e të dëmtuarave, e përshkroi situatën si shumë “serioze”. Media norvegjeze raportoi se të shtënat në ishull ishin kryer nga një burrë me uniform policie.

Policia theksoi se kishte arrestuar të dyshuarin, dhe më vonë sqaroi se ai kishte lidhje me sulmin me bombë. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-07-22 21:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›