E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 mjete luksoze bien në "rrjetën" e policisë

Operacioni i policisë së
kryeqytetit, i nisur ditën e
shtunë, duket se ka zgjatur edhe
më shumë, pasi ka mundur të
sekuestrojë edhe katër makina të
tjera luksoze, që ishin trafi kuar në
Shqipëri, pasi janë vjedhur në disa
vende të Europës Perëndimore. Në
lidhje me këtë operacion, burimet
zyrtare të Policisë së Tiranës bënë
të ditur se nga seksioni kundër
trafi qeve të paligjshme rreth orës
00.15, pranë sheshit "Wilson",
është bllokuar mjeti "Mercedes
Benz", me targë DR 3802 E, që
drejtohej nga Ardi Torollari, 24
vjeç, banues në Tiranë. Gjatë
verifi kimeve ka rezultuar se ky mjet
rezulton i vjedhur në Gjermani që
me datë 04 shtator 2003, kështu që
është bllokuar në cilësinë e provës
materiale dhe po punohet për
sqarimin e plotë të rrethanave të
ngjarjes. Ndërsa rreth orës 23.45,
në bulevardin "Bajram Curri"
është bllokuar mjeti "BMV", me
targë të huaj BYY 730, që drejtohej
nga Florian Muka, 27 vjeç, banues
në Tiranë. Edhe ky mjet rezulton i
vjedhur jashtë vendit, e pikërisht
në Zvicër. Sipas të dhënave policore,
ky mjet është vjedhur më datë
18 korrik të vitit 2006, ndërkohë
që ende nuk dihet se kush e ka
trafi kuar drejt Shqipërisë, kështu
që po punohet për dokumentimin
e plotë të këtij krimi. Po në atë
orë, e në të njëjtin bulevard është
bllokuar "BMV"-ja tjetër me targa
BM498HZ, që e drejtonte shtetasi
Albert Lala, 37 vjeç, banues në
Tiranë, i cili rezulton i vjedhur në
Itali që më datë dy të këtij muaji.
Sipas policisë, ky mjet sapo kishte
hyrë në Shqipëri. Ndërsa pak pas
mesnate, në rrugën "F. Shiroka"
është bllokuar mjeti "Audi", me
targë TR 7315 L, që e drejtonte Ardi
Torollari, 24 vjeç. Ky mjet rezulton
i vjedhur në Gjermani që prej tri
vitesh, e pikërisht më datë 17 maj
2005. Ky operacion i policisë shqiptare
realizohet çdo vit gjatë sezonit
turistik, ku bllokohen dhjetëra
mjete luksoze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›