Mandati i kryetarit të partisë, në dorë të forumeve
Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare ku pritet të përplasen tri rryma të ndryshme të shprehura përmes tri rezolutave. Mbledhja, e para pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ka si synim të thërrasë Kongresin e jashtëzakonshëm të kësaj partie, por para se të arrijë te Kongresi, socialistët kanë nevojë të vënë pikat mbi "I" për të përcaktuar përgjegjësitë që i takon secilit, përfshi këtu edhe kryetarin, si dhe hapat e mëtejshëm për të bojkotuar Kuvendin apo për të hyrë në të dhe të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Sakaq, janë kristalizuar tre grupe të ndryshme, të cilat do ta shprehin mendimin e tyre përmes tri rezolutave. Një rezolutë që do të paraqitet nga një grup anëtarësh përmban frymën më radikale brenda partisë, një tjetër rezolutë kërkon hyrjen në Parlament dhe nxjerrjen e përgjegjësive për të vijuar me një rezolutë mjaft të moderuar ku parashikohet hyrja në Kuvend, por e kushtëzuar kjo me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Rezoluta e parë përfaqësohet nga një grup anëtarësh të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së PS-së, Erion Braçe. Kjo rezolutë ka disa pika ku parashikohet që të mos njihet rezultati i zgjedhjeve, të bojkotohet Parlamenti, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste nuk është i kushtëzuar të largohet nga drejtimi në shenjë përgjegjësie. Por ky grup kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe duket se kjo do të jetë një pikë ku do të fokusohen më tej socialistët. Në rezolutë vërehet se parregullsitë që u vunë re në procesin zgjedhor cenojnë standardet e tyre ndaj për t‘i kthyer legjitimitetin Parlamentit është i nevojshëm zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme. Një tjetër rezolutë është ajo që do të paraqitet nga anëtari i Kryesisë, Ben Blushi, e cila është firmosur nga rreth 40 anëtarë të Asamblesë Kombëtare. Kjo rezolutë ka tri pika kryesore. Së pari, Partia Socialiste duhet të njohë rezultatin zgjedhor duke vijuar me bërjen e një analize të thellë të humbjes së zgjedhjeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive duke nënkuptuar këtu largimin e kryetarit Edi Rama dhe që ai të mos rikandidojë. Një tjetër pikë e që bie ndesh me rezolutën e parë është e hyrjes ose jo në Kuvend. Kjo rezolutë parashikon që zgjedhjet kishin probleme, por PS-ja duhet të hyjë në Kuvend dhe të bëjë opozitë. Ky është një mendim i shprehur edhe më parë nga anëtari i Kryesisë, Ben Blushi, i cili theksoi se PS nuk mund të imitojë opozitën e Berishës. Një tjetër rezolutë do të paraqitet nga një tjetër grup anëtarësh dhe që gjen një zgjidhje të mesme. Në të parashikohet të përforcohet qëndrimi i deritanishëm për zgjedhjet se ato ishin të manipuluara dhe të parregullta, ndaj PS-ja nuk mund të njohë rezultatin e tyre, si dhe qeverinë e Parlamentin që del nga këto zgjedhje. Por në dallim me rezolutën e parë parashikohet hyrja në Parlament, e kushtëzuar kjo me kërkesën për zgjedhje të parakohshme, shoqëruar me përgatitjen e reformës dhe infrastrukturës zgjedhore. Burimet nga PS bëjnë të ditur se relator i rezolutës me frymë "të moderuar" mund të jetë një prej figurave me rëndësi në selinë rozë, Pandeli Majko. Mbledhja e sotme do të jetë përcaktuese në qëndrimet e mëtejshme të Partisë Socialiste dhe zhvillimet e Kongresit që pritet të organizohet brenda muajit gusht.
Çfarë parashikojnë rezolutat për pozicionin e Ramës në krye të selisë rozë
Mandati i kryetarit të
partisë, në dorë të forumeve
Një prej çështje më të debatueshme pas zgjedhjeve të 28 qershorit në media dhe brenda Partisë Socialiste është largimi i kryetarit të PS-së nga ky post si përgjegjësi për rezultatin në këto zgjedhje. Kjo çështje preket në të tria rezolutat dhe mendimet janë të ndryshme. Në rezolutën që do të paraqitet nga Erion Braçe parashikohet që kryetari i partisë nuk duhet të largohet, pasi ai nuk është fajtor për humbjen, duke e arsyetuar këtë me vjedhjen e votave nga ana e Sali Berishës dhe më pas me vjedhjen e mandateve në tavolinë. Rezoluta që do të paraqitet nga Ben Blushi parashikon një analizë të thellë të rezultatit dhe nxjerrjen e përgjegjësive për të. Natyrisht, objekti i kësaj përgjegjësie është kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, për të cilin, në mënyrë indirekte, kërkohet që të largohet dhe të mos ketë të drejtën e kandidimit. Por rezoluta tjetër që pritet të lexohet nga Pandeli Majko ka një tjetër ide. Pritet që nëse kjo rezolutë të marrë miratimin e Asamblesë Kombëtare, dhe kreu i PS-së t‘i përmbahet statutit dhe të japë dorëheqjen, duke lënë të hapur mundësinë e rikandidimit në Kongres e më pas në zgjedhjet e anëtarësisë sipas parimit "një anëtar, një votë". Por qëndrimi i mëtejshëm për këtë çështje do të varet nga qëndrimi që do të mbajë më tej Partia Socialiste karshi këtyre zgjedhjeve. Deri më tani, kreu i PS-së ka heshtur përballë këtyre deklaratave duke ua lënë vendimmarrjen strukturave.
Një ditë para Asamblesë
Rama, 30 minuta takim me krerët e degëve në rrethe
Në prag të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare kur pritet përplasja e disa rrymave për çështjen e zgjedhjeve, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me krerët e PS-së në rrethe, në rang komune dhe bashkie. Takim që u tha se ishte kryesisht në shenjë falënderimi për zgjedhjet e 28 qershorit. Takimi që nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta ka shërbyer që Rama të përcjellë në bazë mesazhin e falënderimit te gjithë elektorati përmes krerëve të saj dhe më pas takimi ka vijuar përmes një koktejli. Pas bisedës me dyer të mbyllura krerë të ndryshëm shprehën këndvështrimin e tyre për sa i përket çështjes nëse kreu i kësaj partie Edi Rama mban përgjegjësi për humbjen dhe duhet të japë dorëheqjen. Kreu i degës së Shkodrës, Edip Shiroka, deklaroi se vijon t‘i mbetet qëndrimit se kreu socialist, Edi Rama, është përgjegjës për humbjen dhe se ai duhet të japë dorëheqjen. Ndërkohë, në takim nuk ishte i pranishëm kreu i PS-së së Lushnjës, Leonard Gogu, i cili është shprehur se fjalën e vet do e thotë në Kongres. Ndërsa krerë të tjerë si ai i Drenovës, Gjirokastrës, apo Kukësit shprehen se Rama nuk duhet të japë dorëheqjen. Ky është takimi i parë i kreut socialist me strukturat e bazës pas zgjedhjeve të 28 qershorit, bashkëbisedim që ka shërbyer për një mesazh falënderimi për gjithë punën e kryer, për të lënë gjithë debatin dhe shprehjen e mendimeve të ndryshme për në Asamblenë Kombëtare. Debat i cili deri më tani është zhvilluar në media dhe ka pasur zëra "pro" dhe "kundër" përgjegjësive që mban kreu socialist për rezultatin. I pari që theu heshtjen ishte Ben Blushi, i cili deklaroi se PS-ja i ka humbur zgjedhjet dhe se duhet të hyjë në Parlament. Një tjetër deklarate ishte ajo e anëtarit të Kryesisë, Arben Malaj, i cili deklaroi se duhej të niste gara e pastër mes kandidatëve për kryetar partie. Të ndjekur nga deklarimet e deputetes Rudina Seseri, e cila nënvizoi se kryetari i PS-së nuk duhet të japë dorëheqjen. Më pas, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, vlerësoi gabimet që, sipas tij, ka bërë drejtuesi i selisë rozë duke i konsideruar si të nxituara deklaratat e Blushit dhe të Malajt.