Atentati te Dogana, policia në negociata: Autori të dorëzohet
Policia është shumë pranë
arrestimit të autorit që vrau
një person e plagosi dy të
tjerë ditën e diel, pasi edhe ai
është i plagosur dhe "arratia" e
tij nuk mund të zgjasë shumë.
Kështu janë shprehur burime
nga grupi hetimor, ndërkohë
që nga ana tjetër po negociohet
me familjen e tij, me qëllim që
ai të vetëdorëzohet. Veç negociatave,
policia ka ofruar edhe një
shpërblim prej 500 mijë lekësh
për personin, i cili mund të japë
informacion, që mund të çojë në
arrestimin e tij. Bëhet fjalë për
ngjarjen, ku mbeti i vrarë Artan
Allushi dhe u plagosën Kujtim e
Nertil Allushi, babë e bir.
Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se krimi është cilësuar
me dashje, sepse autori i
shpallur në kërkim, Bashkim
Qefalia, 39 vjeç, kishte shkuar i
armatosur në takimin që kishte
lënë me tre pjesëtarët e familjes
Allushi. Grupi hetimor, i cili ka
bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes,
si dhe ka mbledhur një sërë
dëshmish, ka mundur të rindërtojë
skenën e krimit, duke nxjerrë
edhe konkluzionet e para. Sipas
të dhënave hetimore, në vendin
e ngjarjes është qëlluar vetëm me
një armë dhe aty janë sekuestruar
gjashtë gëzhoja. Gjithashtu,
autori është larguar i gjakosur
nga vendi i ngjarjes. Policia tha
se dyshohet se ai ka marrë një
plagë pas koke nga goditje me
shkop bejsbolli. Plaga e shkaktuar
gjatë konfl iktit e bën policinë të
mendojë se shumë shpejt ai do
të vetëdorëzohet për shkak të
mjekimit të detyrueshëm, pasi
mendohet se ka humbur shumë
gjak.
Po për autorin e dyshuar të
ngjarjes, grupi hetimor shpjegoi
se ka kontaktuar me familjarët
e tij. Atyre u është kërkuar që ai
të vetëdorëzohet e mos të bëjë
rezistencë, pasi kjo mund të
sjellë pasoja më të rënda. Sipas të
dhënave policore, familjarët e tij
kanë marrë disa kontakte me të,
pavarësisht se ai vazhdon të qëndrojë
i fshehur. Veç kësaj, policia
ka marrë nën vëzhgim familjen
e tij, por edhe të viktimës deri
në qetësimin e situatës nga frika
e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.
Ndërsa pas ngjarjes, uniformat
blu të seksionit të kërkimit
kanë bërë krehjen e gjithë zonës,
ku mendohet se Qefalia fshihet.
Makina e tij është gjetur te rruga
"5 Maji", afër tregut, ku edhe aty
janë pikasur shenja gjaku. Një
tjetër pistë hetimore që po shihet
është edhe ajo e mundësisë se ai
ka qenë i shoqëruar me persona
të tjerë, që e kanë ndihmuar të arratiset,
megjithatë deri tani policia
nuk ka fakte dhe kjo mbetet
në kuadrin e dyshimeve.
Në lidhje me këtë ngjarje të
rëndë, Drejtoria e Policisë së
Tiranës deklaroi dje zyrtarisht se
ishte njoftuar rreth orës 13:30 të
së dielës se në Rrugën e Durrësit,
në afërsi të Doganës së Tiranës,
është qëlluar me armë zjarri duke
gjetur vdekjen e menjëhershme,
Artan Allushi, 25 vjeç si dhe janë
plagosur Kujtim dhe Nertil Allushi,
respektivisht 50 dhe 22 vjeç,
që janë babë e bir dhe kushërinjtë
e viktimës. Sipas policisë, në sajë
të një pune operative të realizuar
brenda një kohe tepër të shpejtë,
u arrit të identifikohet autori i
kësaj ngjarjeje, i cili dyshohet
të jetë Bashkim Qefalia, 38 vjeç,
lindur dhe banues në Babrru të
Tiranës. Nga të dhënat mësohet
se Bashkim Qefalia mund të jetë
plagosur edhe vetë me armën e
tij, por kjo pritet të konfi rmohet
më vonë. Strukturat e Hetimit të
Krimit kanë vendosur shumën
e parave prej 500 mijë lekësh
shpërblim, për çdo informacion
të vlefshëm që do të çojë në
kapjen e autorit të dyshuar të
kësaj ngjarjeje, Bashkim Qefalia,
i cili tashmë është identifi kuar.
Në çdo rast do të ruhet anonimati
duke telefonuar në numrat 069 41
11 021, si dhe në numrin telefonik
pa pagesë 129.
arrestimit të autorit që vrau
një person e plagosi dy të
tjerë ditën e diel, pasi edhe ai
është i plagosur dhe "arratia" e
tij nuk mund të zgjasë shumë.
Kështu janë shprehur burime
nga grupi hetimor, ndërkohë
që nga ana tjetër po negociohet
me familjen e tij, me qëllim që
ai të vetëdorëzohet. Veç negociatave,
policia ka ofruar edhe një
shpërblim prej 500 mijë lekësh
për personin, i cili mund të japë
informacion, që mund të çojë në
arrestimin e tij. Bëhet fjalë për
ngjarjen, ku mbeti i vrarë Artan
Allushi dhe u plagosën Kujtim e
Nertil Allushi, babë e bir.
Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se krimi është cilësuar
me dashje, sepse autori i
shpallur në kërkim, Bashkim
Qefalia, 39 vjeç, kishte shkuar i
armatosur në takimin që kishte
lënë me tre pjesëtarët e familjes
Allushi. Grupi hetimor, i cili ka
bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes,
si dhe ka mbledhur një sërë
dëshmish, ka mundur të rindërtojë
skenën e krimit, duke nxjerrë
edhe konkluzionet e para. Sipas
të dhënave hetimore, në vendin
e ngjarjes është qëlluar vetëm me
një armë dhe aty janë sekuestruar
gjashtë gëzhoja. Gjithashtu,
autori është larguar i gjakosur
nga vendi i ngjarjes. Policia tha
se dyshohet se ai ka marrë një
plagë pas koke nga goditje me
shkop bejsbolli. Plaga e shkaktuar
gjatë konfl iktit e bën policinë të
mendojë se shumë shpejt ai do
të vetëdorëzohet për shkak të
mjekimit të detyrueshëm, pasi
mendohet se ka humbur shumë
gjak.
Po për autorin e dyshuar të
ngjarjes, grupi hetimor shpjegoi
se ka kontaktuar me familjarët
e tij. Atyre u është kërkuar që ai
të vetëdorëzohet e mos të bëjë
rezistencë, pasi kjo mund të
sjellë pasoja më të rënda. Sipas të
dhënave policore, familjarët e tij
kanë marrë disa kontakte me të,
pavarësisht se ai vazhdon të qëndrojë
i fshehur. Veç kësaj, policia
ka marrë nën vëzhgim familjen
e tij, por edhe të viktimës deri
në qetësimin e situatës nga frika
e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.
Ndërsa pas ngjarjes, uniformat
blu të seksionit të kërkimit
kanë bërë krehjen e gjithë zonës,
ku mendohet se Qefalia fshihet.
Makina e tij është gjetur te rruga
"5 Maji", afër tregut, ku edhe aty
janë pikasur shenja gjaku. Një
tjetër pistë hetimore që po shihet
është edhe ajo e mundësisë se ai
ka qenë i shoqëruar me persona
të tjerë, që e kanë ndihmuar të arratiset,
megjithatë deri tani policia
nuk ka fakte dhe kjo mbetet
në kuadrin e dyshimeve.
Në lidhje me këtë ngjarje të
rëndë, Drejtoria e Policisë së
Tiranës deklaroi dje zyrtarisht se
ishte njoftuar rreth orës 13:30 të
së dielës se në Rrugën e Durrësit,
në afërsi të Doganës së Tiranës,
është qëlluar me armë zjarri duke
gjetur vdekjen e menjëhershme,
Artan Allushi, 25 vjeç si dhe janë
plagosur Kujtim dhe Nertil Allushi,
respektivisht 50 dhe 22 vjeç,
që janë babë e bir dhe kushërinjtë
e viktimës. Sipas policisë, në sajë
të një pune operative të realizuar
brenda një kohe tepër të shpejtë,
u arrit të identifikohet autori i
kësaj ngjarjeje, i cili dyshohet
të jetë Bashkim Qefalia, 38 vjeç,
lindur dhe banues në Babrru të
Tiranës. Nga të dhënat mësohet
se Bashkim Qefalia mund të jetë
plagosur edhe vetë me armën e
tij, por kjo pritet të konfi rmohet
më vonë. Strukturat e Hetimit të
Krimit kanë vendosur shumën
e parave prej 500 mijë lekësh
shpërblim, për çdo informacion
të vlefshëm që do të çojë në
kapjen e autorit të dyshuar të
kësaj ngjarjeje, Bashkim Qefalia,
i cili tashmë është identifi kuar.
Në çdo rast do të ruhet anonimati
duke telefonuar në numrat 069 41
11 021, si dhe në numrin telefonik
pa pagesë 129.