Shoqërohen dy të rinj, plagosën 22-vjeçarin
Krimi i rëndë i mesditës së të dielës është pasuar me
një tjetër krim në orët e vona. Rreth mesnatës, një
djalë i ri ka mbetur i plagosur me thikë, por fatmirësisht
jashtë rrezikut për jetën, pas një konfl ikti që ka pasur me
dy bashkëmoshatarë. Ngjarja ka ndodhur tek Unaza e
Re, jo shumë larg vendit, ku ndodhi vrasja, ndërkohë
që policia ka mundur të identifi kojë dhe shoqërojë
autorët e saj. Sipas policisë, ngjarja mendohet se ka
ardhur nga një konfl ikt banal mes tre protagonistëve të
kësaj ngjarjeje dhe që autorët do të ndiqen penalisht në
gjendje të lirë, meqë edhe plaga ndaj 22-vjeçarit nuk
ka qenë e rëndë. Sipas të dhënave zyrtare nga policia
e Tiranës, mësohet se Komisariati Nr. 6 ka dërguar
për ndjekje penale në gjendje të lirë Kreshnik Ferollarin
e Spartak Muçën, nga 20 vjeç, të dy banues në
Tiranë. Nga burimet policore mësohet se ngjarja është
regjistruar rreth orës 23:45 në ‘Unazë të Re", ku sipas
dëshmive te bojërat "Dorjan", për motive të dobëta, në
bashkëpunim, kanë plagosur me thikë Besmir Borrin,
22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë
rrezikut për jetën.