E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Zgjedhjet e 28 qershorit ishin ndër më të mirat

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, e ka cilësuar procesin zgjedhor të 28 qershorit si më të mirin e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Në një prononcim për "Zërin e Amerikës", Ristani ka pranuar se ka pasur probleme, por ia ka atribuuar ato klimës mosbesuese që ekziston mes partive politike në vend. "Ka qenë procesi më i mirë në Shqipëri. Ka qenë shumë transparent. Pati probleme, por këto erdhën nga pabesueshmëria mes forcave politike, gjë që shkaktoi një zvarritje të procesit të numërimit", deklaroi Ristani. Kreu i institucionit menaxhues të zgjedhjeve ka pranuar gjithashtu disa vërejtje të ODIHR-it, por ka theksuar se institucioni i drejtuar prej tij ka vepruar brenda kapaciteteve të veta. "Unë do të pranoja një vërejtje të ODIHR-it për ndërhyrje më energjike në qendrat e numërimit, por gjithsesi kjo mbetet një pikëpyetje, pasi ne ndërhymë te KZAZ-të dhe vumë komisionerët tanë të kontrollonin. Por KQZ kaq e ka kapacitetin dhe nuk mund t‘i kontrollonte të gjitha", ka shtuar Ristani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›