E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjonçaj: Ja taktika e Qeverisë dhe KQZ për manipulimin e zgjedhjeve

Zgjedhjet, mbi 500 Qendrat e Votimit në shtëpitë dhe lokalet e militantëve ë PD
Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve parlamentare, socialistët denoncojnë sërish praktikën antikushtetuese të Partisë Demokratike për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve për qeverisjen e ardhshme. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj, shprehet se ajo që i rrezikon më shumë zgjedhje e qershorit, është ndryshimi i Qendrave të Votimit nga ambientet publike në lokalet dhe shtëpitë e militantëve të PD, duke shtuar se kjo taktikë është dhe po realizohet në sajë të bashkëpunimit midis qeverisë në pushtet dhe KQZ. Sipas tij, kërkesa e vendorëve për të ndryshuar QV është krejtësisht jashtë afatit ligjor, ndaj kjo praktikë bëhet vetëm për qëllime manipulimi, duke i krijuar kushte armiqësore elektoratit të majtë për të marrë pjesë në votime. Duke qenë se QV po përcaktohen në shtëpitë e demokratëve, socialistët me familjet e tyre, sidomos ato nga fshatrat e veriut, nuk do të shkojnë të votojnë, duke ndikuar kështu në rezultatin e zgjedhjeve. Lidhur me këtë fenomen, ai përmendi ndryshimin e 22 qendrave të votimit që janë vendosur në ambientet private ne Kamëz, të cilat janë zaptuar nga militantët dhe flamujt e PD. Me tej, Gjonçaj theksoi se siguria e zgjedhjeve është e dyshimtë edhe për sa i përket listës së zgjedhësve, të cilat janë kontradiktore dhe jo të sakta. Ai u shpreh se është konstatuar se materialet e Ministrisë së Brendshme për listat përfundimtare të zgjedhësve nuk përputhet as me dokumentacionit që disponojnë KZAZ, e as me listat që disponojnë organet vendore, duke krijuar kështu një kaos të jashtëzakonshëm. Gjonçaj, gjithashtu u shpreh i shqetësuar ngaqë shumë kryetar bashkie, komune, prefekt etj., të cilët kandidojnë për deputet në listat e Partisë Demokratike, ende nuk kanë dhënë dorëheqjen nga ushtrimi i funksioneve publike. Sipas tij, emrat e këtyre personave nuk janë të denjë dhe nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për të qenë anëtarë të parlamentit të ardhshëm dhe as të atij posti ku janë. Ai sqaroi se kërkesës së socialistëve për parregullsinë e kandidaturave të kryetarëve të komunave dhe të bashkive, të cilët kandidojnë si kandidatë të PD për këto zgjedhjeve, një kërkesë kushtetuese që këta duhet të japin dorëheqjen, komisioni iu përgjigj se do të bëjë diçka, por kjo shkelje po kalon në heshtje.  

Z. Gjonçaj, a e cenon procesin zgjedhor ndryshimi i Qendrave të Votimit nga ambientet publike në ato private?
Çështja e Qendrave të Votimit dhe ajo e listës së zgjedhësve, është një çështje ku para disa ditësh shkaktoj debate të shumta në KQZ. Ne konstatuam që materiali i dërguar nga Ministria e Brendshme që i referohej listës përfundimtare të zgjedhësve, mbi bazën e të cilave u bë edhe kërkesa për prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 28 qershorit, nuk ishte i njëjtë me materialet që dispononin Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, e për rrjedhojë as me materialet e organeve të pushtetit vendor. Kështu falë insistimit tonë, i kërkuam KQZ që të akordonte në mënyrë të shpejtë që të zgjidhte sa më parë këtë problematikë. Ndërsa ambientet e Qendrave të Votimit kanë ardhur duke ndryshuar deri dje në gati në 11 KZAZ, ku janë përfshirë një numër i konsiderueshëm QV. Natyrisht, organet e pushtetit vendorë kanë qenë jashtë afatit për të bërë këto ndryshime, pra ndryshimet e vendndodhjes apo emërtimit të Qendrave të Votimit, çka do të sjellë shumë probleme në ditën e votimit duke ndikuar edhe në rezultat.  

Socialistët i kanë quajtur këto ndryshime si taktika për të manipuluar zgjedhjet. A mendoni se ndryshimi i QV do të ulë pjesëmarrjen e elektoratit të majtë në votime? Ku konsiston problemi?
Partia Demokratike ka filluar me kohë duke u angazhuar me çdo kusht për të fituar zgjedhjet, duke cenuar Kodin Zgjedhor. Pak metra larg Tiranës, si rezultat i këtyre praktikave joligjore, Qendrat e Votimit në Kamëz janë vendosur në ambiente militantësh, madje edhe në shtëpitë private të kryetarëve të seksioneve të PD. Janë vendosur në ambiente ku zhvillohet në mënyrë intensive fushatë elektorale në favor të Partisë Demokratike. Çështja është shumë kritike. Çështja është e tillë që gjatë gjithë kësaj periudhe askush nuk mund tu afrohet këtyre qendrave për të parë nëse emri i tyre figuron apo jo në listat e zgjedhësve, sepse aty veprohen ë fushatë, aty ka njerëz që bërtasin, bëjnë ovacione, kenë magnetofon më bokse të mëdha, duke propaganduar mesazhe elektorale të PD. Pra në një formë apo në një tjetër kemi një intimitim direkt të votuesve për zgjedhjet. Kuptoni seç çfarë mund të ndodhi me votuesit ditën e zgjedhjeve, se mund të shkojë një socialist ditën e votimit për të votuar duke marrë me vetë nusen, motrën, nënën etj. Pra këto gjëra edhe për shkak edhe të problematikës së zonave të ndryshme në veri, janë shumë sensitive dhe ndikojnë në rezultat. Ne kemi kërkuar që KQZ të mos i miratonte këto qendra, por fatkeqësisht të ndikuar nga kërkesat e Partisë Demokratike, komisioni u nga edhe kësaj radhe me votë shumice.
 Çfarë roli luan KQZ ku forcat e ndryshme politike përdorin administratën publike në funksion të fushatës elektorale?
Edhe përdorimi i administratës publike në funksion të fushatës elektorale, është një tjetër shkelje shumë e rëndë. Kodi Zgjedhor ndalon përdorimin e mjeteve publike në fushatën zgjedhore. Ndalon absolutisht çdo titullar institucioni, qoftë kryetar bashkie, komune, qoftë administratë shtetërore, prefekturë etj., në dispozicion të fushatës dhe të forcës politike në pushtet. Në këtë kuadër, KQZ duhet dhe mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm, por me sa duket nuk ka ndërmend njeri të merret me këtë punë. Edhe kërkesës time të fundit për parregullsinë e kandidaturave të kryetarëve të komunave dhe të bashkive, të cilët kandidojnë si kandidatë të PD për këto zgjedhjeve, një kërkesë kushtetuese që këta duhet të japin dorëheqjen, komisioni i përgjigj se do të bëjë diçka, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

Çfarë masash ka marrë KQZ dhe ju si përfaqësues i socialistëve për deklarimin e votës në ditën e zgjedhjeve duke e fotografuar me celular?
Për sa i përket presioneve që qeveria Berisha po u bën qytetarëve që të deklarojnë votën duke e fotografuar me celular, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, sepse anëtarët e qendrave të votimit janë të urdhëruar të ndalojnë për të gjithë përdorimin e celularëve në votim. Dihet se PD që nga viti 1992 në mënyrë sistematike e ka përdorur presionin ndaj votuesit, në një formë apo një tjetër, e sidomos në vitin 2005. Ne jemi para një fakti që shumë zyra tonat janë dhunuar, janë thyer. Një rast flagrant ka qenë ai te zyra Don Bosko, ku unë e kam parë vetë personalisht ku ishin thyer xhamat. Kjo është në praktikën e punës të këtyre titullarëve, të cilët nuk kuptojnë se ligji duhet të mbizotërojë e jo dëshira e tyre. Natyrisht edhe kjo ideja e fotografimit të votës me celular ekziston, por në qendrat e votimit do të ndalohen në mënyrë absolute përdorimi i celularëve. Nuk do të lejohet sepse ka vendosur KQZ me konsensus të plotë që të mos lejohet. Ne i kemi marrë të gjitha masat që të sigurohet vota e shqiptarëve në ditën e votimit, që të mos lejohet askush, i cili mund të krijojë probleme dhe shqetësime, gjë e cila mund të sjellë manipulimin e rezultatit.
Me masat e deritanishme që ka ma marrë KQZ, a mendoni se mund të ketë ndonjë hapësirë ku njëra ose tjetra palë të abuzojnë me votat e emigrantëve që nuk mundtë vijnë për të votuar?
Në dëshirën e eksponentëve të Ministrisë së Brendshme kjo mund të ekzistojë si dëshirë, por në mënyrë absolute askush nuk do të ketë mundësi të luajë në një formë apo një tjetër me votat e atyre brenda dhe atyre që jetojnë jashtë.
Listat e zgjedhësve dhe numri i personave pa pasaportë që nuk kanë mundur të aplikojnë për kartën e identitetit, sa mund ta dëmtojnë standardin e zgjedhjeve?
Këto pa dyshim që janë shkelje të atyre standardeve që janë kërkuar dhe Partia Socialiste ka mbajtur të gjithë qëndrimin e nevojshëm ndaj këtyre standardeve.
A ka kandidatë për deputet që ushtrojnë ende funksione pu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›