E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 thika kasapi per nje vend parkimi

Romir Saraci
Mallakaster - Nje kasap nga Ballshi la dje te vdekur ne vend nje 32-vjecar, teksa nguli ne trupin e tij 4 here thiken te cilen e perdorte per therjen e mishin e bagetive per shitje, pas nje konflikti banal me kusheririn e viktimes. Zenka per nje vend parkimi mes Florjan Brakes, 50 vjec dhe Dritan Hyskajt, i kushtoi jeten kusheririt te ketij te fundit, 32-vjecarit nga fshati Metohe ne Ballsh, Sadush Hyskajt, qe rastesisht u be pjese e grindjes banale. Konflikti qe nisi per shkak te fugonit te parkuar te Dritan Hyskajt para dyqanit te mishit te 50-vjecarit Braka, degradoi deri aty, sa kasapi nuk hezitoi t'i ngule ne trup 32-vjecarit te pafajshem thiken e bagetive. Menjehere pas ngjarjes, autori i krimit u largua nga vendngjarja, ndersa policia mund ta arrestoje ate vetem pak minuta me vone, ne rruget e Ballshit, ne tentative per t'u larguar nga qyteti.
Ngjarja
Sipas deshmitareve nga vendi i ngjarjes, gjithcka lindi vetem per nje vend parkimi. Dritani, i cili eshte pronar i nje fugoni 8+1, me targa MK 20 56 A ka, mesohet te kete parkuar perpara dyqanit te mishit, ne pronesi te Brakes, autorit te krimit. Pasi kishte parkuar fugonin, ai ishte ulur ne nje lokal aty prane, ku e priste Sadushi per te pire nje kafe dhe me pas te dy te ktheheshin ne fshatin e tyre. Ne moment qe Braka pa fugonin te parkuar perpara dyqanit te tij, shkoi ne lokalin ku ishin ulur dy kusherinjte dhe me tone te ashpra i kerkoi qe te largonin menjehere fugonin qe aty, sepse i prishnin pune biznesit te tij. Sikurse tregon nje deshmitar okular, pa u konfrontuar, dy kusherinjte u ngriten nga lokali dhe sapo shkuan prane makines se tyre per ta levizur, u perballen me kercenimet me jete te 50-vjecarit, nese ata do e kryenin serish te njejtin veprim. Mesa duket, ishte pikerisht ky kercenim, qe solli ndezjen e debatit mes Brakes dhe Sadush Hyskajt, qe perfundoi me 4 goditje thike ne trupin e 32-vjecarit. Goditjet fatale te dores se mesuar me therje te kasapit, e preken viktimen ne bark dhe kraharor. Edhe pse u transportua me urgjence per ne spital, Sadush Hyskaj nuk mundi t'u mbijetoje plageve te marra. Ai nderroi jete gjate transportimit nga kalimtaret e rastit ne spital. Ne vendngjarje mberritur forca te shumta policore, te cilet kryen ekspertimin e vendit te ngjarjes, si dhe prangosjen e autorit te vrasjes, pa mundur qe ai te largohej jashte qytetit. Trupi i pajete i 32-vjecarit u terhoq nga familjaret per ne banesen e tij, ku edhe do t'i kryhen ritet mortore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›