Ndryshe flet Ledi
Per PS-ne, kerkimi shkencor eshte bllokuar, ndaj qeveria duhet te marre masa per te tejkaluar gjendjen. Kryetarja e Komisionit te Edukimit dhe Informimit Publik te Asamblese Kombetare, Ledi Shamku, tha dje se viti 2007 ishte shume i veshtire per shkencen anemike shqiptare. "Pervec kaosit te paprecedente qe eshte krijuar me institucionet kombetare te shkences, ku nuk e merr vesh i pari te dytin, ne janar te vitit 2008 kerkimi shkencor mbetet i bllokuar", tha ajo. Shamku shtoi se PS-ja denoncon nderprerjen e veprimtarise shkencore pasuniversitare te te gjitha niveleve, si master, doktorature, njehsime titujsh etj. Ajo tha se bllokimi nisi qysh ne fillim te vitit akademik 2006. Shamku tha se e ardhmja po improvizohet, me pretekstin se Ministria e Arsimit duhet te rishikoje kurrikulat e te pergatise aktet nenligjore. Sipas saj, po te ndiqet kjo logjike, eshte njelloj sikur te mbyllesh pa afat gjykatat ne Shqiperi, derisa te pergatiten akte te reja nenligjore.