E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne hetim djali i pleqve te vetevrare

PEQIN - Caush Hoxha, djali i Shaze dhe Qazim Hoxhes, ciftit te vetesakrifikuar me fotoksine dy dite me pare, do te merret ne pyetje nga Prokuroria e Elbasanit. Burime nga organi i akuzes bene te ditur dje, se lejuan djalin qe t'u beje nderet e fundit prinderve te tij, dhe me pas ai do te jape shpjegime ne prokurori lidhur me raportin qe ka pasur me prinderit. Te njejtat burime pohuan se nese vertetohet fajesia e tij, ndaj Caush Hoxhes mund te ngrihet padia per kryerjen e vepres penale e shtyrjes ne vetevrasje. Rezultatet e para te ekspertimit vertetuan se cifti eshte vetehelmuar me fotoksine dhe se Qazim Hoxha i ka dhene jashte deshires tri tableta helmi bashkeshortes se tij, Shazes. Pasi eshte siguruar per vdekjen, ai ka pire tri tableta per vete. Pas perfundimit te ekspertizes mjeko-ligjore, kufomat e Shaze Hoxhes dhe Qazim Hoxhes jane transportuar per ne fshatin Hoxhaj te komunes Perparim ne nenprefekturen Peqin. Ne familjen Hoxha nuk gjen aspak atmosfere miqesore. Te aferm te familjes cuditerisht akuzojne shtetin per kete tragjedi, duke mos u ndalur ne shkaqet e verteta qe derguan ciftin e te moshuarve ne vetesakrifikim. Diten e vdekjes, dy pleqte jane ushqyer, lare dhe pastruar dhe me pas kane vendosur te vetehelmohen. Vajza e tyre, Syrija, ndodhej ne kuzhine kur ndodhi ngjarja. Ajo ka degjuar zhurmat dhe ka shkuar menjehere ne dhomen e prinderve. Por aty ka gjetur te vdekur te emen, Shazen dhe ne gjendje te rende te atin, Qazimin. Qazimi ka kundershtuar infermieren e fshatit qe te kryeje nje injeksion per t'i dhene ndihme. Pas pak ka vdekur edhe ai. Pervec problemeve me djalin e tyre, duket se depresioni ka arritur kulmin, kur cifti i te moshuarve ka mesuar se pas pak ditesh edhe dhendri me vajzen do te largoheshin per ne Greqi. Marsela Kalaja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›