4 viktima nga sulmi me bombë në Belgjikë

Sipas raporteve, më se 60 vetë janë plagosur.
Prokurori publik, Daniel Rejnders, tha se një person i vetëm, ishte përgjegjës për sulmin, dhe se ky person ishte në mesin e të vrarëve.
Agjencia e lajmeve Belga raportoi se sulmuesi quhej Nordine Amrani dhe ishte 32 vjeçar.
Motivet janë të paqarta, por prokurori Rejnders tha se ky nuk ishte sulm terorrist.
Në vitin 2008, Amrani ishte dënuar për mbajtje ilegale të armëve dhe se ishte pjesë e bandës kriminale.
Sulm me granatë dore në Belgjikë, dy të vdekur
Raportet thonë se një sulm me granatë dore në qytetin lindor belg të Liezhit ka lënë të paktën dy persona të vdekur dhe dhjetë të plagosur.
Siç transmeton Evropa e Lirë, raportet fillestare të dëshmitarëve thonë se të paktën një njeri hodhi deri në katër granata në një stacion autobusi në sheshin qendror të qytetit.
Policia arriti shpejt në vendin e ngjarjes dhe mbylli sheshin.
Asnjë hollësi nuk ishte menjëherë në dispozicion.