Beckenbauer, kundër teknologjisë

Franz Beckenbauer është kundër instalimit të telekamerave në vijën e portës, e cila është mbështetur nga FIFA, për t’i evituar ‘golat fantazma’. Legjenda e futbollit gjerman përsërit se eksperimenti me dy gjyqtarë prapa portës, ka qenë pozitiv dhe i frytshëm.
“Jam dakord me Platinin për dy gjyqtarët e vijës. Futbolli është një lojë e thjeshtë, me rregulla të thjeshta, që jeton nga emocionet. Përdorimi i teknologjisë mund ta shuante elementin human të lojës”, deklaroi Beckenbauer për mediat gjermane.