E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar, në Brazil deri për Botëror

Talenti brazilian Neymar është i fokusuar tek skuadra aktuale, Santos, ku pretendon të luajë deri në Botërorin ‘Brazili 2014’. Këtë e ka thënë trajneri i klubit brazilian, Muricy Ramalho.

Në këtë mënyrë, 19 vjeçari do ta kishte mundësinë të përgatitet sa më mirë, mendon trajneri brazilian.

“Koha për të shkuar për të luajtur në Evropë do të jetë pas Botërorit”, ka thënë Ramalho. Neymar ka kontratë me Santosin deri në vitin 2014. Ai kërkohet nga Barcelona dhe Real Madridi, por duket se do t’i mbetet besnik klubit brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›