E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 5 mijë të vrarë në Siri

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj, ka thënë se më shumë se 5000 njerëz kanë vdekur në konfliktin nëntëmujor në Siri.

Pillaj tha se të paktën 300 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë vdekur dhe se ka mijëra njerëz në paraburgim.

Ajo vuri në dukje se herën e fundit, kur e kishte informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Sirinë, në gusht, numri i viktimave ka qenë 2000.

Muajin e kaluar, Rusia dhe Kina vënë veton ndaj një rezolute të mbështetur nga Këshilli i Sigurimit, e cila dënonte gjakderdhjen në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›