E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nota 2.86 për këngën shqiptare në Eurosong

TIRANE-Kontrasti vjen midis dyshes së përzier shqiptare, njëri 42 vjeçar dhe tjetri një dekadë më i ri. Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko tanimë kanë zyrtarizuar edhe videoklipin e tyre të këngës pjesëmarrëse në festivalin e sivjetmë evropian të këngës, i cili siç e do rendi i këngës fituese që mbahet në Suedi, me datë 14, 16 e 18 maj, rrjedhimisht nga fitorja e vitit të kaluar të suedezes Loreen me hitin e saj “Euphoria”. “Identitet”, kjo kënga përfaqësuese e Shqipërisë tanimë ka marrë rreth 140 mijë klikime në kanalin zyrtar të festivalit në Youtube, shumë afër me shumicën e këngëve tjera.

Kënga “Identitet”, e dhjeta me radhë në historinë e këtij festivali, me fillim vitin 2004 kur Anjeza Shahini asokohe morri pozicionin e shtatë me “The Image of You” duket se nuk po merr pëlqimin edhe të publikut nëpër botë. Webfaqja zyrtare e festivalit të Eurovizionit njëherë në dy javë poston anketa dhe votime nga vizitorët e saj të cilët shfaqin preferencat e tyre për renditjet në netët gjysmëfinale dhe këngët potencialisht finaliste. Shqipëria, e cila do të paraqitet në gjysmëfinalen e dytë të festivalit, në dy votime kryesore të zhvilluara deri tani ka marrë pak vota, kjo sa për ta kualifikuar të parafundën si të dëshiruar në finale, para shtetit të Armenisë.

2.86 ka qenë nota e parë që një juri jo zyrtare e Eurovizionit i ka dhënë këngës shqiptare, nga 10-të në total, duke e futur Shqipërinë në vendin e 20-të nga 39 këngë që do të konkurrojnë gjithsej këtë vit në festival, shkruan portali kosovar, Zeri.
Danimarka, Norvegjia apo Sllovenia janë disa prej shteteve favorite sivjet, kjo duke marrë parasysh fqinjësinë që shteti nikoqir ka me sidomos dy të parat, gjë që edhe më shumë i forcon ankesat e shumë shteteve pjesëmarrëse për prani të madhe të politikave shtetërore e armiqësive po ashtu në kuadër të festivalit. Në postimin e fundit që Wiwibloggs ka postuar në lidhje me atë se kush duhet ta fitojë festivalin, prijnë përfaqësueset e Serbisë, gjegjësisht kënga “Ljubav je svuda” me rreth 1400 vota, ndërsa Shqipëria ka vetëm 46 vota dhe gjendet në vendin e 34-të. E njëjta webfaqen me datë 25 mars pati kërkuar prej votuesve votën e tyre për këngët që duhet të kalojnë automatikisht në finale nga gjysmëfinalja e dytë.

Shqipëria nuk bën pjesë në këtë listë. E njëjta anketë e përsëritur në fund të prillit, lë Shqipërinë jashtë finales. Kjo web-faqe, me leje të festivalit krijon një juri e cila vlerëson të gjitha këngët e festivalit.

Nota 2.86, sipas jurisë është një vlerësim i dobët për këngën shqiptarë për disa arsye. 20 sekondat e parë të këngës për shumicën e anëtarëve të jurisë tingëllojnë mirë, por sipas njërit prej anëtarëve të jurisë “kjo këngë dëmton festivalin evropian dhe na bën neve fansave ta urrejmë natën kur do të transmetohet.

Kjo është e fundit në listën time të sivjetshme dhe shpresoj mos ta dëgjoj më kurrë” vazhdon anëtari i jurisë, i mbetur anonim për shkaqe të mos ndikimeve në votim. Edicioni i sivjetmë i festivalit është i 58-ti me radhë dhe mbahet në Malmo. Sejko dhe Lulgjuraj këndojnë të 14-tët në gjysmëfinalen e dytë, midis 17 pjesëmarrësve të tjerë si Azerbajxhani, Armenia, Rumania e Zvicra. 7 nga 17 këngët nuk do të kalojnë në finalen e madhe. Tekstin e këngës “Identitet” e ka krijuar Eda Sejko ndërsa jo pak në rrjetet sociale kënga ka marrë kritika edhe për ngjasimin me realizimin “Plavi Safir” të Bajaga-s, kjo në vitin 1998.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nota 2.86 për këngën shqiptare në Eurosong

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›