Italia në vendin e tretë në Evropë për burgje të mbipopulluara
STRASBURG- Burgjet në Itali renditen të tretët në Evropë për mbipopullim, pas Serbisë dhe Greqisë, deklaroi sot Këshilli i Evropës.
"Janë 147 të burgosur për çdo 100 krevate në burgjet italiane, në krahasim me mesataren evropiane prej 105 të burgosurish", deklaroi organizata e të drejtave të njeriut.
Italia është gjithashtu e treta për numrin e të burgosurve në pritje të vendimeve gjyqësore, pas Ukrainës dhe Turqisë.
"Ndërsa një e treta e të burgosurve janë në rrezikë të lartë për zhvillimin e sëmundjeve mendore. Rreth 20 000 nga 70 000 të burgosur në burgjet italiane janë me sëmundje të ndryshme si psikoza, depresion, gjendje ankthi të rëndë dhe çrregullime personaliteti të shumëfishtë," deklaruan një grup psikiatrësh italianë, në një konferencë muajin e kaluar në Romë.
"Disa prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë mendore që para burgimit, të tjerë kanë shfaqur çrregullime kur janë futur në burg të cilin e kanë përshkruar si ferr", sipas psikiatërve.
Të burgosurit janë nëntë herë më të predispozuar për të kryer vetëvrasje sesa popullata e përgjithshme italiane dhe ky numër është në rritje.
Nga viti 1960, është raportuar një rritje prej 300 për qind e vetëvrasjeve në burgje.
"Afërsisht, 60 të burgosur në Itali kryejnë vetëvrasje çdo vit ose rreth 20 herë më shumë sesa mesatarja për popullatën e përgjithshme" sipas një raporti të dhjetorit 2012 nga "Permanent Observatory" rreth vdekjeve në burgje.
Edhe kushtet e burgjeve në vend kanë qenë në qendër të kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut.
(d.b/BalkanWeb)