Laver Bariu feston 85-vjetorin në Përmet
PERMET- Është festuar në një mënyrë krejt të veçantë 85-vjetori i mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu, në qytetin e Përmetit. Me dhjetëra qytetarë përmetarë u mblodhën në një nga rrugët e qytetit për të uruar mjeshtrin e madh, kabatë e të cilit janë nga më të arrirat në tregun e muzikës popullore shqiptare. Mjeshtri edhe në këtë ditë të shënuar është rrethuar nga një grup i vogël i sazeve të Përmetit, interpretimi i të cilëve e ka prekur “ustanë” siç i thërrasin të gjithë, i cili gjithsesi pasi fshiu lotët tentoi të këndojë dy vargje të një kënge të njohur popullore përmetare. Më pas në qendër të qytetit u shpalosën 5 yje në të cilët publikoheshin emrat e personaliteteve përmetare në degë të ndryshme të artit dhe kulturës. Yjet ishin edhe udhëzuesit të cilët të drejtonin për në shtëpinë e artit të Përmetit ku u shfaq edhe një dokumentar artistik kushtuar veprimtarisë artistike të Laver Bariut. Në të njëjtën kohë është shpërndarë për të pranishmit libri i prof.dr Vasil Tole “Usta Laver Bariu”.
Ai shoqërohet edhe me një ‘cd’ me kabatë e interpretuara në mënyrë virtuoze nga ky mjeshtër. Festimi i 85- vjetorit të lindjes së Bariut do të bëhet bazë për nisjen e një feste të përvitshme për qytetin e Përmetit që do të quhet “Dita e artistit përmetar”. Laver Bariu rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000. Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”. Urime për 85-vjetorin e lindjes Usta Laveri ka marre edhe nga kreu i Bashkisë së qytetit Gilberto Jaçe si dhe nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Arben Ahmetaj, i cili përcolli me këtë rast edhe urimet e kreut të PS-së, Edi Rama. Në shpalljen e Iso-polifonisë popullore shqiptare si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” nga UNESKO në 2005, muzika me saze e Laver Bariut renditet në krye të listës.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)