EULEX lë të lirë aktivistët e “Vetëvendosjes”
PRISHTINE- Tre aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, Zgjim Hyseni dhe Blerim Maçastena, janë liruar gjatë orëve të pasdites, ka konfirmuar policia. Lirimin e tre aktivistëve të saj e kanë konfirmuar edhe nga “Vetëvendosja”.
“Po, kam marrë vesh që ata janë liruar, por këtë e konformon më mirë gjykata”, ka thënë Agron Borovci zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, ka konfirmuar për media se urdhërarrestet ndaj tre aktivistëve të "Vetëvendosjes" janë lënë të lirë meqë "ata nuk i janë përgjigjur ftesës për të konfirmuar akuzën për dëmtimin e automjeteve të EULEX-it, verën e vitit të kaluar".
Sot para fillimit të seancës gjyqësore ndaj liderit të "Vetëvendosjes", policia ka arrestuar dy aktivistët e kësaj lëvizjeje , Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni. Ndërkohë në Besianë rreth mesditës është arrestuar aktivisti Blerim Maqastena, derisa ishte duke mbledhur nënshkrime për peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit, raporton RTK.
Lëvizja “Vetëvendosje” i ka cilësuar arrestimet me motive politike. Visar Ymeri ka thënë se përmes këtyre akteve po synohet të pengohen aktivitetet e lëvizjes.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes, nuk ka dhënë sqarime pse është bërë arrestimi i tyre. “Duhet ta pyetni policinë. Ne nuk i dimë arsyet pse janë arrestuar”, tha ajo, për gazetarët. Visar Ymeri, aktivist i “Vetëvendosjes”, tha se ky arrestim tregon se EULEX-i dhe institucionet e Kosovës po i ndjekin sistematikisht aktivistët e tyre.
(m.a/express/BalkanWeb)