Sejdiu mund të takohet me Tadicin
PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka mundësi të takohen në Slloveni, gjatë muajit mars, në konferencën e përbashkët që do të mbahet mes krerëve të Bashkimit Evropian dhe liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Mundësia e takimit të presidentit kosovar dhe atij serb është bërë e ditur nga shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar, gjatë takimeve të tij në Bruksel.
Sipas tij, Boris Tadic ka premtuar se do të marrë pjesë në këtë takim, ndërsa nikoqiri, Sllovenia, por edhe zyrtarët nga Brukseli, synojnë që aty të jetë i pranishëm edhe presidenti kosovar, Sejdiu.
(m.a/express/BalkanWeb)