Black out në Shqipëri, avari në sistemin elektrik
TIRANE- Black out në Shqipëri, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15, në cdo qytet të vendit është ndërprerë energjia elektrike. Kanë mbetur në terr njëkohësisht, Tirana, Durrësi e Elbasani.
Po ashtu e njëjta situatë u paraqit në Lushnje, Shkodër, Korcë, Berat, Krujë, Fier e Vlorë. Energjia elektrike mungoi edhe në skajet më të largët, veriore e jugorë, si Tropoja, Kukësi, Puka, Saranda e Gjirokastra. Ndërkohë që nuk dihej shkaku i black outit prej 30 minutash, duke bërë që errësira të mbulojë cdo cep të vendit.
Energjia është rikthyer pas 30 minutave në qytetet më të mëdha të vendit. Sipas METE bëhet fjalë për një defekt të rëndë në sistemin energjitik të importit. Defekti është përqendruar në linjën 400 kv.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të KESH, Muharrem Stojku, ka pasur një avari në sistemin elektrik të interkonjuksionit, gjë e cila ka shkaktuar rënien e linjave.
Për mungesën e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë ka reaguar edhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Sipas OST, shkak i black outit është bërë një rrufe, e cila ka rënë në nënstacionin 220 kv në Vaun e Dejës. OST deklaron se rrufeja ka rrëzuar të gjithë sistemin, gjë që ka sjellë më pas edhe stakimin e energjisë në linjën e Malit të Zi e Tiranës.
(m.a/BalkanWeb)