E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti në sistemin energjitik lë pa drita disa qytete

Një defekt në sistemin energjitik ka bërë që në shumë qytete të vendit të mungojë energjia elektrike për disa minuta. Sipas METE-s mungesa e energjisë mund të ketë të bëjë me rënien e sistemit energjitik dhe një defekt në linjën 400 kv të importit të energjisë. Ndërkohë zëvendësministri i ekonomisë Leonard Beqiri ka deklaruar për RTV "Ora News" se grupet e këtij dikasteri së bashku me zyrtarët e KESH dhe OSSH janë duke verifikuar çështjen dhe duke marrë masat për riparimin e defektit.
Nga të dhënat më të fundit mësohet ndërkohë se energjia elektrike është kthyer në disa qytete përfshi edhe disa zona të Tiranës, ndërsa aktivizimi i linjave po vazhdon paralelisht me qëllim kthimin e sistemit në funksionim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›