Berat, grabiten këmbanat e kishës së Vokopolës
BERAT- Këmbanat me përbërje ari janë bërë objektiv i grabitjes së mbrëmshme në kishën e Vokopolës në urën Vajgurore. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur autorët pasi kanë studiuar mirë për objektet që do të merrnin, kanë hyrë në kishë duke marrë me vete dy këmbanat e shekullit të 17 dhe 18, me peshë 13 dhe 30 kilogramë secila.
Por sipas Metropolisë, këmbanat kanë vlerë të madhe monetare për shkak të përbërjes prej ari. Dyshohet se vlera e tyre arrin në 30 mijë euro. Ndërkohë policia vijon hetimet për të identifikuar autorët e grabitjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)